Rruga Lushnjë-Fier, sot zyrtarisht e ndërtuar
Përurohet rruga Lushnjë-Fier e
financuar nga Kooperacioni
për Zhvillim i Ministrisë së Jashtme
italiane. Sot, në orën 11:00,
bashkë me Kryeministrin Berisha
dhe ministrin Olldashi, ambasadori
i Italisë, Saba D‘Elia, do të përurojë
rrugën Lushnjë-Fier, të realizuar falë
një fondi prej 21 milionë eurosh të
dhënë nga Kooperacioni për Zhvillim
i Ministrisë së Jashtme italiane.
Projekti parashikonte realizimin e
një aksi rrugor sipas standardeve
evropiane, duke modernizuar
rrugën e vjetër pjesërisht ekzistuese
(Lushnjë-Kolonjë) dhe duke reali-
zuar plotësisht një segment të ri, që
do të lidhet me unazën e ardhshme
të Fierit. Janë realizuar gjithashtu në
këtë vepër arteriet lidhëse me rrugët
e shërbimit, që do të ndërtohen në
të ardhmen (të quajtura rrugët
dalëse paralele), urat për këmbësorët
dhe për makinat bujqësore.
Me këtë projekt infrastrukturor
shumë të rëndësishëm, Kooperacioni
për Zhvillim i Ministrisë së
Punëve të Jashtme italiane konfirmon
prioritetin që i jep dimensionit
të lëvizshmërisë, e konsideruar
kryesore për një zhvillim të ekuilibruar
të territorit të Shqipërisë. Më
në përgjithësi, angazhimi i Kooperacionit
për Zhvillim i Ministrisë së
Jashtme italiane në sektorin e transportit
artikulohet në realizimin e
nëntë projekteve, me një vlerë totale
prej 63 milionë eurosh, që
mbështesin integrimin e rrjetit
rrugor në nivel kombëtar dhe rajonal,
në një kuadër më të gjerë të
realizimit të plotë të aksit panevropian
të Korridorit VIII. Një nga këto
nëntë projekte parashikon rehabilitimin
e Portit të Vlorës, me një vlerë
prej rreth 15 milionë eurosh. Gjithmonë
në fushën infrastrukturore,
Kooperacioni për Zhvillim i Ministrisë
së Jashtme parashikon pesë
projekte në sektorin energjetik, me
vlerë 106 milionë euro dhe gjashtë
projekte mbi ujësjellësit dhe
sistemin e ujërave të zeza me vlerë
49 milionë euro. Sipas analizës së
Departamentit të Kryesisë së Këshillit
të Ministrave (Departamenti i
Koordinimit të Donatorëve) mbi
performancën e ndihmës së huaj
nga viti 2000 në 2008, Italia - vetëm
me ndërhyrjet e Ministrisë së
Punëve të Jashtme - është donatori
i parë dypalësh për Shqipërinë. Më
pas, vijojnë partnerët e tjerë të
rëndësishëm perëndimorë.
financuar nga Kooperacioni
për Zhvillim i Ministrisë së Jashtme
italiane. Sot, në orën 11:00,
bashkë me Kryeministrin Berisha
dhe ministrin Olldashi, ambasadori
i Italisë, Saba D‘Elia, do të përurojë
rrugën Lushnjë-Fier, të realizuar falë
një fondi prej 21 milionë eurosh të
dhënë nga Kooperacioni për Zhvillim
i Ministrisë së Jashtme italiane.
Projekti parashikonte realizimin e
një aksi rrugor sipas standardeve
evropiane, duke modernizuar
rrugën e vjetër pjesërisht ekzistuese
(Lushnjë-Kolonjë) dhe duke reali-
zuar plotësisht një segment të ri, që
do të lidhet me unazën e ardhshme
të Fierit. Janë realizuar gjithashtu në
këtë vepër arteriet lidhëse me rrugët
e shërbimit, që do të ndërtohen në
të ardhmen (të quajtura rrugët
dalëse paralele), urat për këmbësorët
dhe për makinat bujqësore.
Me këtë projekt infrastrukturor
shumë të rëndësishëm, Kooperacioni
për Zhvillim i Ministrisë së
Punëve të Jashtme italiane konfirmon
prioritetin që i jep dimensionit
të lëvizshmërisë, e konsideruar
kryesore për një zhvillim të ekuilibruar
të territorit të Shqipërisë. Më
në përgjithësi, angazhimi i Kooperacionit
për Zhvillim i Ministrisë së
Jashtme italiane në sektorin e transportit
artikulohet në realizimin e
nëntë projekteve, me një vlerë totale
prej 63 milionë eurosh, që
mbështesin integrimin e rrjetit
rrugor në nivel kombëtar dhe rajonal,
në një kuadër më të gjerë të
realizimit të plotë të aksit panevropian
të Korridorit VIII. Një nga këto
nëntë projekte parashikon rehabilitimin
e Portit të Vlorës, me një vlerë
prej rreth 15 milionë eurosh. Gjithmonë
në fushën infrastrukturore,
Kooperacioni për Zhvillim i Ministrisë
së Jashtme parashikon pesë
projekte në sektorin energjetik, me
vlerë 106 milionë euro dhe gjashtë
projekte mbi ujësjellësit dhe
sistemin e ujërave të zeza me vlerë
49 milionë euro. Sipas analizës së
Departamentit të Kryesisë së Këshillit
të Ministrave (Departamenti i
Koordinimit të Donatorëve) mbi
performancën e ndihmës së huaj
nga viti 2000 në 2008, Italia - vetëm
me ndërhyrjet e Ministrisë së
Punëve të Jashtme - është donatori
i parë dypalësh për Shqipërinë. Më
pas, vijojnë partnerët e tjerë të
rëndësishëm perëndimorë.