E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga Thumanë-Pezë-Rrogozhinë me koncesion për herë të disatë

Qeveria nis procedurat e koncesionit së paku për herë të tretë për të njëjtin projekt

Qeveria shqiptare e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, filloi procedurat për të dhënë me koncesion të ashtuquajturin “Korridori qendror”, një segment rrugor hipotetik që duhet të përshkruajë në drejtimin Veri-Jug qendrën e Shqipërisë nga Fushë-Kruja për në Rrogozhinë, por e njëjta autostradë rezulton se është dhënë me koncesion sëpaku edhe dy herë të tjera nga qeveria paraardhëse e drejtuar nga ish-kryeministri Fatos Nano. Burime nga qeveria dhe gazeta të ndryshme, njoftuan se kësaj here është një kompani Kroate e interesuar për të investuar rreth 70 milionë euro për këtë aks rrugor dhe se investimi do të rekuperohet me anë të mbledhjes së pagesës për kalimin e rrugës prej 6 centëve të Euros për kilometër. “Një kompani serioze kroate, ka bërë gati të gjithë dokumentacionin dhe kërkon të marrë me koncesionkëtë rrugë”, deklaroi z. Berisha këtë javë.

Autostrada me gjatësi 60 kilometra rezulton se është dhënë me koncesion sëpaku edhe dy herë të tjera. Në korrik të vitit 2003, qeveria e z.Nano hapi procedurat për ta dhënë me koncesion këtë rrugë për llogari të kompanive "Riviera J.V.Ltd & Sh.a. "DNS" S.A, por e shfuqizoi vendimin disa muaj më vonë. Në dhjetor të vitit 2004, z.Nano hapi procedurën për t’ia dhënë me koncesion të njëjtën rrugë kompanisë austriake STRABAG, ndërsa tani është z.Berisha që hap procedurën me një kompani kroate. Në të gjitha rastet, hapja e procedurës për koncesion është shoqëruar me një fushatë të bollshme mediatike dhe lavdëruese. Qeveritë shqiptare kanë dhënë me koncesion edhe shumë segmente të tjera rrugore, nga të cilat deri më sot nuk është realizuar asnjë. Dy vite më parë, qeveria e z.Berisha dha me koncesion një rrugë të quajtur Tiranë-Elbasan (Vaqar-Papër). Që nga maji 2006, për këtë koncesion nuk është dëgjuar më asgjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›