Rruga Tiranë- Elbasan, ndërtimi me koncension

Rruga e re që do të lidhë Tiranën me Elbasanin mund të jetë rasti i parë i një koncensioni në rrugët shqiptare. Projektuesi i rrugëve Faruk Kaba thotë se aksi që nis nga Durrësi për të përfunduar në Elbasan, vec një koncensioni të pastër nuk përjashtohet mundësia të ndërtohet edhe si një partneritet i shtetit me privatët.
“Rruga e re presupozon një autostradë për të dy sektorët dhe nga Durrësi në Tiranë dhe nga Tirana në Elbasan ku përfshihet edhe një tunel sipas studimit të fizibilitetit. Projekt zbatimi përfundimtar do t’i zbatojë më mirë këto gjëra dhe koston totale të këtij objekti. Paraprakisht mund të them ajo është e leverdisshme edhe në formën e një koncensioni, puro koncensioni, biotic, por edhe në formën ndoshta në formën e një projekti partneriteti i publikut dhe i privatit” thotë Kaba.
Pavarësisht nga forma që do të zgjidhet për ndërtimin e rrugës i qartë është fakti se me garantimin e financimeve ecuria praktike e ndërtimit të aksit mund të jetë e shpejtë. “Në qoftë se qeveria shqiptare I ka gjetur burimet dhe financimet mund ta realizojë shumë shpejt ndërtimin e kësaj rruge. Për mendimin tim është shumë urgjente” thotë Kaba.
Kompani të fuqishme evropiane të rrugëve janë të interesuara për këtë koncension. Nuk përjashtohet fakti se njëra prej tyre të shpallet shumë shpejt si ndërtuese e këtij aksi.
Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e diel , 18 prill 2010 )