Tërheqin vërejtjen

Sindikatat në Kosovë nuk paraqesin kurrfarë kërcënimi për Qeverinë. Së paku, deri më tani është dëshmuar që asnjë iniciativë e tyre nuk ka shkuar deri në fund. Shumë protesta të punëtorëve kanë përfunduar me premtime të vendimmarrësve, e që asnjëherë nuk janë realizuar.
Ende mungon Ligji i punës dhe ai për organizimin sindikal. Karshi forcës sindikale, qeveritarët ndihen shumë komodë. Posaçërisht nëse udhëheqësit e sindikatave nuk e kanë përkrahjen e anëtarësisë dhe nuk kanë para për avancimin e rolit të vet.
Megjithatë, më 1 Maj, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur të dëshmojë se punëtorët janë unikë. Në Ditën ndërkombëtare të punës, ata do të marshojnë rrugëve të kryeqytetit, jo për të festuar. Por, do t’i tregojnë Qeverisë se me dialogun që proklamon nuk ka plotësuar as kushtet elementare të tyre.
“Ne do ta shënojmë Ditën ndërkombëtare të punës. Në vendet e tjera është festë, por te ne do të jetë protestë sensibilizuese pasi nuk na janë plotësuar kushtet të festojmë”, thotë Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së. Ai duket se ka marrë mësim nga një vit më parë, kur nuk i ishin bashkangjitur as çereku i anëtarësisë në protestën e paralajmëruar. Kësaj radhe thotë se nuk është gjithëpopullore, por secili këshill sindikal do të jetë i obliguar t’i sjellë anëtarët e tij më Një maj në Prishtinë.
Arifi është optimist se do të mund t’ia tërheqin vërejtjen institucioneve të Kosovës me organizime të tilla. Rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve thotë se u ka mbetur protesta, pasi që me qëllim Qeveria po e bllokon dialogun social. Në Këshillin Ekonomik Social, BSPK-ja nuk merr pjesë për shkak të mosmarrëveshjeve me krahun tjetër sindikal, KSLK, e cila, sipas Arifit, është pa meritë aty.
Ndryshe mendon zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.
Ai thotë se nuk është punë e ekzekutivit të merret me mosmarrëveshjet e sindikatave që kanë mes vete dhe se problemet nuk mund të zgjidhen me protesta.
Krasniqi pohon se Qeveria ka takime të vazhdueshme me sindikalistët, sidomos kur paralajmërojnë greva dhe protesta. “Qeveria e ka krijuar Këshillin Ekonomik Social, pikërisht për zhvillimin e dialogut social. Por nuk janë punë e jona mosmarrëveshjet e sindikatave që kanë mes vete rreth përfaqësimit në këtë këshill”, thekson Krasniqi.
Ndërkaq, kreu i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, vlerëson se në Kosovë nuk ka hapësirë për veprim sindikal dhe asnjë iniciativë e sindikatave nuk ka shkuar deri në fund. Kjo do të thotë se mungon mekanizmi që rregullon të drejtat elementare të njeriut, atë për punë.
“Nuk ka hapësirë për sindikata. Ato nuk e kanë përkrahjen e punëtorëve”, thekson Shala. Dy vjet më parë, protestat e organizuara për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, sipas tij, janë vlerësuar si të dështuara. Numri i vogël i pjesëmarrësve, Shala thotë se është tregues i mirë se sindikatat nuk kanë mundur ta luajnë rolin e tyre.
Ai mendon se përçarjet brenda sindikatave po i krijojnë mundësi Qeverisë që me premtime t’i heshtë kërkesat e punëtorëve. “Thjesht Qeveria po gjen një mënyrë për t’i relativizuar këto probleme. Qeveria po e arnon situatën dhe po i zgjidh problemet për një afat të caktuar. Me këtë po pajtohen punëtorët”, pohon Shala.
Shala e arsyeton Qeverinë për mosnxjerrjen e Ligjit të punës në këtë kohë, pasi që nxjerrja e ligjeve që nuk mund të zbatohet, thotë, nuk ofron zgjidhje.
Ky ligj, sipas tij, ka një kosto që do ta ngarkonte buxhetin dhe për këtë nuk ka garanci zbatimi i tij.