E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për uigurët, komente në mediat e huaja

Media të ndryshme ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmit të pranimit nga Shqipëria të të liruarve nga Burgu i Guantanamos dhe rritjen e forcave ushtarake në Afganistan, zhvillime këto që u bënë pas ardhjes në Tiranë të emisarit të Departamentit të Shtetit, Daniel Frid. Agjencia e lajmeve e SHBA-së, "Associatet Press", thekson në raportin e saj se Shqipëria ka bërë të ditur se ka rënë dakord të pranojë ish të burgosur nga Guantanamo, por jo pjesëtarë të etnisë uigure, pakicë myslimane në Kinë. Sipas agjencisë amerikane, Tirana nuk dëshiron të acarojë marrëdhëniet me Pekinin. AP thekson se në vitin 2006 ardhja e pesë uigurëve në Shqipëri shkaktoi furtunë në marrëdhëniet me Kinën. Ndërkaq, edicioni online i "Jurist", një faqe interneti për lajmet ligjore, thekson se vendimi i Shqipërisë për mospranimin e uigurëve është diçka shqetësuese, pasi shikohet si një problem për të drejtat e njeriut të popullsisë uigure, e cila persekutohet vazhdimisht nga Pekini zyrtar. Sipas kësaj mideje, Shqipëria në vitin 2006, me pranimin e uigurëve e ushqeu me shpresë këtë popullsi për drejtësi në botë, pasi Pekini ua ka ndaluar thuajse të gjitha vendeve që të pranojnë uigurë në vendin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›