N.Hoxha, "Jeta ime me Enverin"
Prolog
Ndoshta dikush mund te me thote per kete shkrim modest se, "Akoma ti Agim merresh me ata qe iken e nuk vijne me?!" Pikerisht per kete gje e bera kete shkrim pasi une mendoj se tere faji bie mbi komunistet per aq sa ne po vujame sot dhe nuk ngrihemi dot nga 'gropa e thelle' ku kemi rene.
"Jeta ime me Enverin" eshte me e shtrenjte se jeta e mikut tim komunist!
Me erdhi keq qe nuk e perfundova dot se lexuari kete liber pasi miku komunist qe ma dha per ta lexuar ma mori kur une akoma nuk e kisha mbaruar!
Nga biseda telofonike me komunistin, kuptova se miku ishte shume i shqetesuar kur me thirri t'ia dergoja librin! S'kishte kaluar vecse nje nate qe ja kisha marre dhe u detyrova t'ja ktheja mbrapsht. Sidoqofte e falenderova dhe ja shpura librin pa asnje vonese. Kur e takova mikun, me aq sa vura re ne fytyren e tij, pashe qe komunisti e kishte gdhire naten pa gjume! U largova prej tij me shume keqardhje per te.
Dashuria e madhe e shoqes N. Hoxhes per ish
burrin e saj eshte e natyreshme
Per aq sa munda te lexoj kete liber te shoqes Nexhmije Hoxha, shkruar per burrin e saj, kuptova se ajo e ka shkruar ate liber me shume dashuri dhe respekt dhe me nje gjuhe perkedhelese qe eshte per tu lavderuar si nje bashkeshorte shume shembullore, bile mund te thosha, vazhduese besnike e vepres se tij.
Libri eshte i kendshem dhe terheqes ne lexim.
Kjo eshte njera ane e librit; ana e arte e tij. Ana tjeter, ajo e zeza, eshte ana ku permblidhen te nderthurura me mjeshteri dhe nganjehere me pamjeshteri genjeshtra, hipokrizia, glorifikimi dhe lajthitja pranverore e shoqes Nexhmije per ish burrin e saj te lavdishem.
Le ti hedhim nje sy te shpejte librit per aq sa une munda ta shoh gjate leximit te shpejte.
Enver Hoxha i dashuruar pas librave te Mit'hat Frasherit!
A ka ndonje shqiptar me mend qe e beson kete?!
Ne faqen 46 te librit ne fjale, shoqja Nexhmije thote, "Jemi akuzuar per shume mendime arbitrare qe qenkan bera nga ana e pushtetit popullor, por asnje liber i Kryetarit te Ballit Kombetar, Mit'hat Frasheri (Alias Lumo Skendo) nuk humbi e nuk u dogj, por biblioteka e tij personale u dorezua e plote dhe u ruajt me kujdes ne biblioteken kombetare." !!
Une do ti thosha shoqes Nexhmije, "Nese do te tentoja qe ti terhiqja ato libra nga Biblioteka Kombetare per ti lexuar, (ne kohen e sundimit tuaj) sigurimi i burrit tend dhe i joti sigurisht, do te me fuste ne rreth te kuq dhe ndoshta ne burg! Apo edhe me keq. Pra, ne vend te librave qe nuk u dogjen do te digjesha une, lexuesi i atyre librave kaq te dashuruar nga Enveri yt!
Ato libra ishin lene aty me nje qellim te caktuar, te me digjnin mua si lexues !"
Rigroposja e Ismalil Kadarese nga Ex-First Lady
Shkrimtari i madh sot sulmohet nga kundershtaret e tij si "shkrimtar oborri". Nexhmija ne kete rast per t'ju ardhur ne ndihme atyre tregohet shume e zgjuar kur thote po ne kete liber ne faqen 147, "Kemi mbajtur dhe shpesh kemi mbrojtur Ismail Kadarene.."
Me te drejte me lind pyetja, "Po nga kush e keni mbrojtur Ismailin moj shoqja Nexhmije?! Sigurisht nga vetja juaj!"
Besoj se per kete gje nuk duhet me asnje koment tjeter.
Lajthitja Pranverore e nenes se "Dimrit Shqiptar"
(HIPOKRITJA)
Ne faqen 42, po aty., N.Hoxha shkruan,
"Me njehere pas erdhjes ne pushtet te ashtuquajtures Partia Demokratike, me urdher te kryetarit te saj, Sali Berishes, e nen kujdesin drejteperdrejte te Azem Hajdarit, veprat e Enverit dhe e gjithe literatura M-L u dogjen ne rruge dhe ne sheshe, ne kapica te medha zjarri, sic kishin bere nazistet e Hitlerit kur moren pushtetin ne Gjermani apo edhe inkizicioni por vecse me nje ndryshim, militantet e ekzaltuar te kesaj partie qe do te na conte ne Europe, kercenonin dhe bertisnin rreth ketyre furrave zjarri si me primitivet e tribuve afrikane."
Po shoqja Nexhmije, ketu eshte bere nje gabim pasi ata "tribute primitive" , sic i quan ti, ne vend qe t'ju digjin juve sic kishit bere ju dikur me kundershtaret tuaj, ata dogjen librat tuaja qe edhe kjo nuk eshte e vertete pasi nga lajthitja jote te ka shpetuar kjo e vertete e mos djegies se librave te Enverit.
Ja se cfare thote ajo me poshte per kete 'djegie librash', "Kjo literature nuk eshte shdukur; (!!) njerzit e ndershem, te guximshem dhe me kulture kane ruajtur hapur ose fshehurazi veprat e Enverit."
Kujt ti besojme, thenies se pare apo te dyte?! Pse nuk na thote shoqja Nexhmije se cfare beri burri i saj me qindra mijera shqiptare pasi mori pushtetin? Nese keto turma, Enverit i dogjen veprat, Enveri ketyre turrmave u dogji babane, vellane, nenen, te afermin e dashur te tyre!
O tempora o mores!
S'ka si te mos te mos me vijne ne mendje fjalet lapidar te Migjenit tek Recital i Malcorit kur je duke lexuar librin e kesaj zonje:
O' si nuk kam nji grusht te forte
t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane,
ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet -
n'agoni te perdridhet si vigan i vrame,...
Hipokriza e shoqes Nexhmije arrin kulmin me justifikimin e Teatrit te Korces ne premieren "Njollat e Murme" te Minush Jeros. Ajo permend aty tere pasojat qe i erdhen jo vetem kesaj drame por edhe autorit te saj Minush Jero qe perfundoj ne burg, dhe fajin per kete nuk ja hedh Enverit qe ishte autori i kasapanes por Mehmet Shehut dhe Fadil Pacramit qe e kishin cilesuare kete drame si me te miren! Ky shfajesim idiotesk e ben "Zonjen e Zeze" te neveritshme pasi ne deshmitaret e asj kohe e dime fare mire se c'ngjau ne te vertete me "Njollat e Murme" dhe me autorin e saj. Ne ate kohe mua me kujtohet debati i bere ne Degen e Lidhjes se Shkrimtareve te Korces, mbaj mend si tani tere ate furtune qe erdhi nga lart "Olimpit" per ta shkundur komplet "Lidhjen e Lajthitur te Korces!"
E verteta e Librave te Enverit
Le te bejme nje llogari te vogel per te nxjerre ne pah ate lajthitje te madhe te Lady Makbeth-it.
Shoqja Nexhmije thote se Enveri kishte rreth 25 mije libra te cilat ja dogji turma e partise demokratike me A.Hajdarin ne krye. Por ajo ka harruar qe ne faqen 42 ka thene: 2.676 te libra te Enverit i gjeti ne Biblioteken Kombetare ne vitin 2000!
X...deri ne 4.000 i gjeti ne shtepine e saj te paprekura!!
20.000 libra "i shpetova une dhe femijet e mij...duke marre nga 5.000 secili," vazhdon ajo po aty.
Po ti mbledhesh te gjithe librat e shpetuara bejne 26.676, pra shoqja Nexhmije ka "shpetuare" dhe 1676 libra me shume se c'kishte patur Enveri!!
Enver Hoxha i dashuruar pas "artit dekadent borgjez" !
Cudia me e madhe eshte kur ajo thote se Everi ishte nje i dashuruare pas kryemjeshterve te piktures boterore, Van Gog dhe Rembrand! Te gjithe e dime mire se s'mund te gjeje, ne kohen kur mbreteronte shoqja Nexhmije, nje pikture te Van Gogut ose Rembrandit, por edhe nese i gjeje perfundoje ne burg si propogandues i dekadentizmit te artit borgjez. Keta te dy mund ti gjeje vetem ne pamfletin ironik, "Labirinthet e Modernizmit" me autor Alfred Ucin. Kjo ishte dashuria e vertete e Enverit per Van Gogun dhe Rembrandin.
Besa e dhene & Mashtrimi
Ne faqen 55, nje fshatar nga Ksamili i Vlores i thote shoqes Nexhmije, "Rrofsh qe i ben hyzmet Enverit! Ta ruash se ai eshte i te gjitheve!"
Shqiptaret besnik te fjales se dhene dhe te duruarve deri ne palce, i besonin fjales mashtruese te Enverit se nje dite do te behej behar. Po Kaluan dy breza njerezish dhe jo vetem qe behari nuk erdhi por as pranvera dhe vjeshta. Ne Shqiperi pati vetem Dimer te Madh. Besa e Dhene u shkel me kembe.
Hipokrizija e Zonjes se Zeze
Fan Noli
Telegrami qe Noli i dergoi Enver Hoxhes ne kohen kur po prisheshin marredheniet me Ameriken,
"Nga bisedimet me zyrtaret e Departmentit te Shtetit kuptoj se pranimi i traktateve te perfunduara ne regjimet e me parshme eshte kusht i domosdoshem per njohjen e Shqiperise Demokratike nga ana e SHBA. Stop. Me besoni, tani c'do vonese do ta paragjykoje me tej rastin tone, per nje kohe shume kritike. Stop. Lidhur me diskutimin per pranimin e Shqiperise ne UNO dhe agjitacioni intensiv grek per Vorio-Epirin, une sugjeroj pranim te menjehershe te Traktave ne fjale. Stop. Kjo do te sjelle automatikisht qe njohja nga Amerika te spostoje pengesat per ne UNO dhe keshtu qe SHBA do te jene nje garanci per te mbrojtur itegritetin territorial shqiptar. Faq. 69
Po a mund ta degjonte kete porosi ai qe ishte bere skllav i Komunizmit Pansllav?! Lidhja me Perendimin do te dobesonte lidhjet e tij me Lindjen.
Nje e vertete e Mit'hat Frasherit
Ne takimin Enver - Mit'hat, Enveri i drejtohet atij, "Z.Mithat, nje rrezik i madh e kercenon vendin tone, ne duhet te organizohemi te luftojme."
Pergjigja e Mithatit do te jete, "Eshte e vertete qe gjendja eshte shume e rende, por ti nuk mund te ndihmosh, se je komunist...Komunistet jane te huaj per popullin tone."
E thene sy nder sy Enverit te vogel e nje te vertete te madhe nga nje njeri i madh si patrioti M.Frasheri, do ta bente qe te terbohej Internacionalistin qe ishte gati te shiste edhe b.. e tij per te sunduar mbi Shqiperine dhe shqiptaret.
Internacionalisti E.Hoxha do te kishte te madhe vetem hakmarrjen qe do vinte pas!
Familja e te lajthitureve!
Nga njehere e lajthitura Nexhmije lajthit dhe thote nje te veretet per burrin e saj te lajthitur,
"...Nje shoku i kishte vdekur nena dhe i vinin per ngushellim...Dhoma ishte plote..I zoti i shtepise prezantoi ca, aty qe edhe vajza e Ismail Leskos, Afize Cukolla. Enveri i drejtohet asaj me kengen qe i kendohet babait te Afiseze - Janino, te rrapi fale... - dhe Enveri kendon ate kenge me ze te lehte...(Faqe 82)
Ai kendonte kur te tjereve u qante zemera. Keshtu ka kenduar ai ne c'do kob te kombit.
Autokritike per disa kuadro "te harruar" nga Enveri!
Ne kete liber gjenden te portretizuar edhe disa nga kuadrot me te mire dhe me te zot te regjimit komunist qe punonin me perkushtim per Shqiperine dhe qe nuk u ngriten kurre ne detyre pasi ishin shume te zgjuare dhe detyrimisht te rrezikshem. Nexhmija i permend ata me "dashuri dhe respekt" me shprese qe ata ti sherbejne edhe tani si me pare, mjafton duke thene nje fjale te mire per burrin e saj. Me shume hipokrizi ajo ben nje fare autokritike per ata duke thene se, "keta burra te zot meritonin me shume"!!
Me lind pyetja e natyrshme, kush ju pengoi juve t'ju jepnit atyre me shume?! Vetja juaj?
Keta burra te mire e te zgjuar, besoj se s'mund te bien ne gracken e Zonjes se Zeze.
Epilog
Monumenti i Enver Hoxhes u rrezua ne qender te Tiranes dhe u terhoq zvarre e me pas u flak diku...Por vete Enveri u ngrit i gjalle, na lidhi te gjitheve pas vetes se tij dhe po na terhqe zvarre pa e ditur se ku do te na flake!