E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/Sekretari amerikan i Mbrojtjes, vizitë në xhami

Numri dy i ushtrisë amerikane ka vizituar në ditën e Fitër Bajramit, xhaminë më të madhe shqiptare, atë të Et‘hem Beut. Zëvendëssekretari i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Gordon England jashtë axhendës së vizitës së tij dy ditore i shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan në Shqipëri ka hyrë për të parë nga brenda ambientet e xhamisë së Et‘hem Beut. Kleriku më i lartë i ka shpjeguar atij historinë e krijimit të xhamisë, si dhe e ka njohur me raportet fetare që ekzistojnë në Shqipëri. Bashkëjetesa fetare ka qenë një tjetër temë e diskutimeve ku, Shqipëria hyn si një ndër vendet e rralla të jetesës së feve të ndryshme. England hyn në një prej kulteve të myslimanëve shqiptar, në vazhdën e shumtë të vizitave të disa prej shefave të qeverisë amerikane në shtete të ndryshme të botës në objektet fetare, për të ndryshuar imazhin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe myslimanëve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›