E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Hotit, shembull, model, simbolikë

31-03-2013 / Nga Ramiz Lushaj

1. Autariatët e antikitetetit shqiptar njihen si një ndër fiset ma të lashta e ma të fuqishme në Gadishullin Ilir (Ballkan). Iu përket një meritë historike globale: ndërtimi i tri piramidave ilire në Visoç (sot në Bosnjë-Hercegovinë) që sipas gërmimeve arkeologjike e studimeve shkencore të shek. XXI i konkurojnë edhe piramidat klasike të Egjiptit dhe dëshmojnë një qytetërim të lashtë deri në 27 mijë vjet para erës sonë.
Në shek. VI-V p.e.sonë Autariatët kishin një shtet federal mbretnor shumë të fort nga ana politike, ushtarake, ekonomike e kulturore, me kufij nga Ultina bregdetare e Adriatikut të Mesëm (territoret e sotme të Shqipërisë e të Malit të Zi) dhe deri në brigje të Moravës (në territore të sotme të Serbisë e Bullgarisë), që kryente marrëdhanie të gjithanshme nga deti e nga toka edhe me shtete të Mesdheut e të Europës Qëndrore dhe deri në Afrikë etj. Historia botërore e njeh këtë fis të lashtë ilir dhe veçmas këto vitet e fundit ka hulumtime nga personalitete të ndryshme nga Europa, Amerika, Azia e Afrika. Historia shqiptare i krahason Autariatët me shtetet e asokohshme Dalmacia, Dardania, Epiri, Maqedonia, etj. Fisi ilir i Autariatëve shtrihej edhe në hapësinat e sotme të shtetit të Malit të Zi, kryesisht ndërmjet dy luginave të lumit Tara (Au-tara–tët) dhe të Limit (mendohet si “kufi” ndarës me Dardanët) në komunat e sotme Kolashini, Mojkovaci, Zhabjaku, Pijevilja, Bijelo Polje, Andrijevica, Berana e Plavë-Gucia, mbi të cilat në tre kahe serbët, malazezët e boshnjakët, të ndërthurun në qëllime e veprime, kanë krye politika të egra e të hershme të spastrimit e asimilimit etnik të pandalun ndaj shqiptarëve autoktonë.
Pasardhës i Autariatëve ilirë në gjene të gjakut e në truallin e tyre etnik është fisi i Hotit, që në mesjetën e hershme shtriheshin deri në malin e Komovit (1.850 m. mbi nivelin e detit), nga kryerrjedha e lumit Lim deri në kryerrjedhë të lumit Tara.
2. Hoti etno-historik me palcë kombëtare iliro-arbnore shtrihet në komunën e sotme të  Plavë-Gucisë dhe ka mbetë tokë rrudhun në një fshat të vogël me disa lagje: Haxhaj, Mehaj, Muja, Hysenaj, Sinanaj, duke iu mbijetue vështirësive të shekujve, duke lidhnue lëvizjen e trungut të vet në “korridorin” nga malet në bregdet, nga liqeni i Plavës tek liqeni i Shkodrës, ku në shekujt pas skënderbegian u themeltue “Hoti i Rrafshit” si Kapedani e tevona me dy bajrakë. Albanologu ma i shquem i mesjetës shqiptare, kroati Milan Shuflaj (1879–1931) në dy vepra të njipasnjishme të tij “Histori e Shqiptarëve të Veriut” (1924) e “Serbët dhe Shqiptarët” (1925) argumenton se djepi (vendndodhja) e fisit të Hotit është në Plavë sipër Gucisë mbi Lim, i cilësuem në dokumente si  “Hotina Gora” (Mali i Hotit) qysh në vitin 1330. Përndryshe, ky quhet edhe “Hoti i Vendit”. E Drejta Zakonore Shqiptare e njeh prej hejcekurit fisin e Hotit, me vend e me rend, si të parin ndër “Dymbëdhjetë fiset e Lekës” si Hoti, Morina (Orosh, Spaç, Kuzhnen), Kabashi, Gashi, Dukagjini (Shala e Shoshi), Kelmendi, Krasniqja, Thaçi, Gruda, Berisha, Shkreli, Bytyçi. Hoti i Vendit në Plavë-Guci (shpesh në bashkëpunim e bashkërendim edhe me “Hotin e Rrafshit”) është pjesëmarrës aktiv në luftëra përkrah Skënderbeut (shek. XV), në Betejën e Nokshiqit (1879-1880) dhe deri në Luftën e Kosovës (1999). Në të dy skajet etno-gjeografike si “Hoti i Malit” në Plavë-Guci dhe “Hoti i Detit” në Podgoricë edhe në këto kohët moderne të shek. XXI nga politika të qëllimshme kundërshqiptare të qeverisjes në Mal të Zi vazhdojnë pandërprerje çpopullimin e asimilimin e shqiptarëve etnik të atyshëm nga moszhvillimi ekonomik, kulturor, arsimor, etj.
3. Në vitin 2010, disa hotjanë atdhetarë me banim në Nju York, me përgjegjësi morale e historike kombëtare, me dashurinë për vendlindjen e vet, me humanitet bashkëkohor qytetar, i dolën ballas e shqiptarisht këtij realiteti të prejkohshëm e të pandalun të diskriminimit etnik, ekonomik, fetar, politik, kulturor, etj. në fshatin e tyre, Hoti në Plavë-Guci. Atdhetarët mërgimtarë ndërmorën nismën konkrete për hapjen e rrugës rreth 5 km. që e lidh Hotin me kryeqëndren e komunës, me qytetin e Plavës. Rruga e Hotit, që figuron zyrtarisht si një rrugë publike edhe në dokumente  të komunës në Plavë-Guci, filloi nga ndërtimi më 25 gusht 2010 dhe u krye në fund të shtatorit, në më shumë se një muaj kohë, duke ndihmue me  25.000  USD donacione hotjanët në SHBA. Rekord humanitar shënon Shaban Xhemë Mehaj me vllazën duke  i dhanë 20.000 USD Me fonde monetare kontribuan edhe hotjanë të tjerë në Nju York të SHBA si Sadik Zenun Sinanaj, Sinan Isuf Mehaj, Ali Hamëz Sinanaj me nga 1.300 USD secili, Cen Salih Haxhaj me 1.000 USD, Sadri Shaqir Haxhaj me 100 USD. Ndër nismëtarët sipërmarrës përballës për ndjekjen e punimeve në fshatin Hot ishte Sadri Xhemë Mehaj me hotjanët e atyshëm. Pamjaftueshmëria e donacioneve mundi ta bante rrugën vetëm si “fakt të kryer” për autoritetet qeveritare e lokale për ta njoft në hartën urbane të komunës të Plavë-Gucisë, etj. Gjithashtu pati edhe funksionim të përkohshëm për banorët vendas, pasi nuk i arriti standardet e duhura të hapjes së saj në 5 km gjatësi. Ndikim të veçantë pati edhe erozioni nga vjeshta në pranverë, mungesa e mureve mbrojtës të rrugës, etj. çka e kanë kthye të kalueshme vetëm me traktor me ruspë. Hotjanët në SHBA, duke e ndjerë e vlerësue këtë rrugë ndërkrahinore si zhvillim, integrim, lumturim, civilizim për banorët autoktonë shqiptarë e një pakicë etno-kulturore të boshnjakëve të ardhun aty, e rinisën nismën e dy viteve të mëparshme. Nga fundi i janarit deri në mars 2013 u grumbulluan në konto numrin përkatës të Fondacionit Plavë-Guci  11.700 USD. Ndër donatorët flamuron Naser Xhemë Mehaj me 2.000 USD. Aty shenjohen edhe bashkëvendas të Plavë-Gucisë, bamirës atdhetarë që kontribuan me nga 500 USD secili: Fazli R. Kukaj, Adem Mehaj, Beqir Sinanaj, Mehmet B. Mehaj, Rrustem Mehaj, Dysh Kukaj, Orrl Mehaj, Ukë Mehaj. Vuthjani Granit Gjonbalaj dha 250 USD, ndërsa Bajram Sadiku, Gurakuq Gjonbalaj, Isuf Mehaj, Shaban Niman Kukaj, Shefqet Podvorica, Haxhi Smajl Balidemaj nga 200 USD secili. Lista vazhdon me emna kontributor të bashkëkombasve shqiptarë në Amerikë: Avdyl Dedushaj, Alex Selimaj, Esad Gjonbalaj, Agim Muzli Rugova, Naser Vuçetaj, Mustafa Shahmanoviq, Avdi N. Balidemaj, Fazli R. Gjonbalaj, Gjovalin Nikçi, Jeton Prelvukaj, Mustaf S. Ahmetaj, Selvie Mehaj, Ukë A. Gjonbalaj, Xhemal Boga, Sari A. Ahmetaj, Robert Desenl, Sofije Mehaj, Xhavit N. Gashi, Xhevat Goçaj, Bekim Xh. Rugova, Agron M. Ahmetaj, Halil Shahmanoviq me nga 100 USD dhe Jahë Dedushaj me 50 USD. Këta qytetarë të botës demokratike, me vullnet të lirë e zemër të mirë, me shpirt atdhetar iu bashkuan aksionit fisnik konkret me ndihmë humanitare e mirënjohëse për ndërtimin e kësaj rruge të zhvillimit ekonomik e kulturor, integrimit etnik e civil, të lumturimit e ardhmërisë së banorëve të fshatit Hot në Plavë-Guci.
4. Në krye të aksionit humanitar “Rruga e Hotit” ishte Fondacioni Plavë-Guci si një institucion kombëtar, humanitar e kulturor, me seli në Nju Jork, që është një nga organizmat ma aktiv e produktiv në të gjithë diasporën shqiptare të sotme dhe në trevat shqiptare në Ballkan. Ky fondacion bazue në statutin e tij, në legjislacionin amerikan, duke pasë parasysh edhe ligjet e shtetit të Malit të Zi, nistue nga tradita e tij atdhetare e humanitare e kahershme, prini me shembullin e vet duke dhanë më 20 janar 2013 një donacion me 2.000 USD dhe nepërmjet faqes së vet zyrtare në rrjetin social “face book” e evidentoi në mënyrë emulative çdo individ dhe çdo donacion duke pasë moton: “Ky akt i shenjtë humanitar është edhe një akt i lartë kombëtar”. Kjo ishte hera e parë që Fondacioni i Plavë-Gucisë me kryetar Alex Selimaj nga Nokshiqi, nënkryetar Bajram Balidemaj nga Martinajt, sekretar Esad Gjonbalaj nga Vuthajt dhe antarë: Sadri Mehaj nga Hoti, Avdi Balidemaj (arktar), Sali Gjonbalaj, Isuf Ahmetaj, Granit Gjonbalaj, Xhevat Ulaj, Albert Gjonbalaj, Mustafë Ahmetaj, Isak Qosaj nga Vuthajt, Beqir Balidemaj, Demë Hasangjekaj nga Martinajt, Arben Selimaj nga Nokshiqi, Agim Rugova etj., kontribuonte me një investim të tilla modest në fshatin Hot. Kush investon shuma sado modeste për rrugë e ura si në rastin e “Hotit të Vendit” ka kryer një vepër të shenjtë para Zotit, para Kombit të vet, sepse këto i lidhin trevat e njerëzit e tyre, iu shërbejnë të gjithëve  pa dallime e moshë, sjellin lumturinë e ngrejnë ardhmërinë. Kjo rrugë iu shërben për të ndërtue të sotmen e të nesërmen edhe gjeneratave të reja në këtë trevë historike e me bukuri natyrore. Fondacioni Plavë-Guci ishte nevojë e pashmangshme e shqiptarëve të kësaj treve të mbetun nën pushtetin kundërshqiptar të Malit të Zi, i cili u themelue në Nju Jork të SHBA më 7 shkurt 1994 me një kryesi me 21 antarë: Shpend Haxhaj, Imer Bacaj, Hazir Sinanaj, Agim Balidemaj, Smajl Gali, Sadik Rugova, Naim Çelaj, Fero Gjonbalaj, Etem Hysenaj, Sokol Vuçetaj, Xhemë Sadri Mehaj, Rrustem A. Haxhija, Shaqir Gjonbalaj, Esad Gjonbalaj, Maxhun Kukaj, Sul I. Qosaj, Xhevat Goçaj, Shyqeri Selimaj, Azem Hasangjekaj, Fadil Qosaj. Vitin e ardhshëm e kremton 20 vjetorin e themelimit të vet, po në këto dy-tre vitet e fundit ka njoft një lartësi të aktivitetit të tij në kufij të admirueshëm. Ky fondacion çdo ditë të vitit është në lëvizje aktive, mendon e punon për veprimtari, fjalaflet me aktivistët e vet të shumtë e në rritje, e fuqizon buxhetin e saj, kryen akte humanitare, etj. Disa veprimtarë të këtij fondacioni të sotëm si i veçanti i papërseritshëm Esad Gjonbalaj, mjeshtri i artit Alex Selimaj, ish-luftëtari i përjetshëm i UÇK-së, Sadri Mehaj (e disa të tjerë që nuk i njof nga afër që të flasë ma sakt për ta) do t’i kishte lakmi çdo organizëm i shoqërisë civile shqiptare brenda e jashtë trojeve etnike, do t’i kishte gjeneratorë të arritjeve të njipasnjishme. Plavë-Guciasit dhe fondacioni i tyne në Amerikë e kanë ndihmue shpesh Kosovën dardane si në vitin 1991 (në tre muaj: janar, prill, shtator) i mblodhën 33.672 USD për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës; në korrik 1998-prill 1999 grumbulluan 236.210 USD për UÇK-në dhe “Vendlindja Thërret”; financuan urën për kalimin e lumit të Gërles në Vuthaj (me 2.000 USD më 25 tetor 2011; donacione të shpeshta për veprimtarinë e përvitshme “Alpet Shqiptare”, ndihma të shumta e të vazhdueshme për individë në nevojë, etj. etj. Shqiptarët e diasporës në këtë shekull të ri, si në Europë, në Amerikë, etj., janë gjithnjë e ma të fortë ekonomikisht, gjithnjw e ma tw lidhun me vendlindjen e kombin e vet, prandaj nisur edhe nga shembulli, nga modeli, nga simbolika “Rruga e Hotit” le të dhurojnë nga pak të gjithë, secili prej nesh - secili prej jush, për t’ua kthyer shpresën e ba ma të bukur e ma të lumtur jetën shqiptarëve tanë trojenik nw Ballkan, sidomos në brigjet e Limit e të Cemit, në Luginën e Preshevës e të Drinit të Zi, në brigjet e Vardarit e të liqeneve të Ohrit e të Prespës, etj. që shqiptarët etnik të mos i braktisin trojet e çmuara etnike shqiptare.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›