E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

Kryeministri Sali Berisha uroi sot besimtarët myslimanë në të gjithë vendin, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Kryeministri Berisha vizitoi sot selinë e komunitetit mysliman në Tiranë, ku u prit nga kryetari i këtij komuniteti, Selim Muça.

“Kjo ditë ka si mesazh më të madh sakrificën si themel të të gjithë të mirave të njeriut. Është sakrifica që bëjnë anëtarët e familjes për njëri-tjetrin që bën familjen të lumtur, që shumëfishon energjinë, mundësitë e anëtarëve të saj. Po kështu është dhe për shoqërinë dhe individin. Ndaj uroj të gjithë shqiptarët gëzuar këtë ditë të bekuar”, tha Kryeministri Berisha.

Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve shqiptarë, Kreu i Qeverisë e konsideroi këtë ditë, si “një ditë të shenjtë, të bekuar e të bardhë, në të cilën njeriu nderon sakrificën e tij për Zotin, për të mirën, për veten, familjen, shoqërinë dhe kombin”.

   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›