E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Kombit Topi E jashtezakonshme

Presidenti i Republikes e quan te jashtezakonshme ndertimin e Rruges se Kombit ate Durres - Kukes - Morine. Gjate emisionit Jeta ne Kosove te gazetares Jeta Xharra ne Radiotelevizionin e Kosoves kreu i shtetit shqiptar vuri ne dukje se kjo rruge ne kuptimin e vertete te fjales ka thyer izolimin shekullor midis viseve shqiptare. Sipas z. Topi Rruga e Kombit perben ndoshta elementin me te deshiruar nga te gjithe ne sepse e sjell Prishtinen me afer Tiranes Tiranen me afer Prishtines dhe se eshte jo vetem komoditet por eshte nje clirim i madh psikologjik. Kemi care malet. Kemi sjelle shume afer metropoleve te gjithe njerezit e atyre viseve te cilet pergjithesisht jane ndier te izoluar. Dhe besoj se eshte jo vetem komoditeti sikurse e thashe por eshte mundesia e madhe e komunikimit qofte per njerezit qofte per turizmin qofte per biznesin qofte per institucionet dhe une e ndiej fare mire ate kenaqesi qe keni ndier edhe ju sepse kete kenaqesi e kam ndier une perpara. Me eshte shfaqur Kukesi qe dikur shfaqej pas shume kohe kur niseshe nga Tirana dhe tani te shfaqet menjehere saqe te duket e pabesueshme ne momentet e para - theksoi z. Bamir Topi. Keshtu qe - shtoi Presidenti - me vjen mire qe ju keni ardhur nepermjet kesaj rruge me vjen shume mire qe jeni ketu se bashku me mua sot sikurse e kerkuat ju ne nje komunikim te relaksuar per te gjitha ato ceshtje qe une kam shume deshire ti diskutoj me ju. Kjo rruge konsiderohet nje arritje e jashtezakonshme e kemi enderruar me kohe. Kam qene nje nga ata zera qe kur merresha me politike e kam kerkuar te ndertohet kjo rruge. Kam qene nga ata zera qe kam kerkuar ndertimin e kesaj rruge dhe jam i lumtur sot qe e shikoj te realizuar - u shpreh z. Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›