Nishani PS tentative per te devijuar hetimet
Kunder akuzave te socialisteve lidhur me vrasjen e dy perfaqesuesve te saj ka reaguar edhe ministri i Drejtesise Bujar Nishani. Duke marre shkas nga deklaratat e deputetit socialist Ilir Gjoni lidhur me premtimin e tij gjate kohes qe ishte minister i Brendshem per te zbardhur vrasjen e Fatmir Xhindit ai deklaroi se i qendron kesaj deklarate. Nishani pohoi se ne ate kohe ekspertet me te mire te Ministrise se Brendshme dhe policise kane dhene kontributin e tyre per zbardhjen e ketij krimi dhe puna vijon ende. Por sipas tij nuk mund te arrihet ne fakte te pershpejtuara cka do te shkaterronte hetimet. Te pabaza jane sipas tij edhe akuzat per vrasje politike te cilat synojne te devijojne pistat e hetimit. Shpreh keqardhje per gjykimin tuaj se jane vrasje politike. Ky eshte paragjykim qe u behet ketyre akteve te renda kjo eshte nje tendence per te adresuar apo per tu kerkuar institucioneve qe hetojne ne menyre te pavarur per tu fokusuar ne rruge qe ndoshta jane te pasakta - tha ai. Sipas Nishanit ka pasur tentativa edhe me pare per te devijuar hetimet edhe per vrasjen e te ndjerit Xhindi. Ju duhet ta dini kur ka qene ajo kohe kur kishte gjueti shtrigash ne politike kur arrestoheshin deputetet e opozites kur futeshin ne burg militantet e opozites se protestonin ne rruget e kryeqytetit kur vritej lideri i opozites dhe ju siguroj se dhe ju e dini se ato kohe kane marre fund njehere e pergjithmone. Shqiperia sot per nivelet e kriminalitetit ne vleresimin e institucioneve nderkombetare qendron nen mesataren e vendeve te BE-se pavaresisht se nuk jemi ende pjese e BE-se - tha ai.