E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu Rama kerkon te me eliminoje nga politika

Akuzat e socialisteve per bashkeshortin e ministres se Integrimit Majlinda Bregu kane sjelle reagimin e saj. Gjate seances se djeshme plenare ajo deklaroi se akuzat e deputetes se PS-se se bashkeshorti i ministres e ka fyer dhe kercenuar per shkak te detyres jane shpifje dhe deformime. Ne fakt me akuza te tilla po deformohet prej kohesh debati publik dhe politik ne Shqiperi por meqenese z. Ruci kerkoi nje distancim edhe nga Kryeministri per nje ngjarje te deputetes se tyre ne nje lokal te Tiranes qe per kedo qe shkon te pije kafe e di qe rrallehere gjendet bosh po i them publikisht z. Ruci qe do te ishte ne nderin e tij si nje nga burrat e pakte qe mban te lidhur grupin parlamentar te PS-se te ishte distancuar prej kohesh nga risia e nje burreci qe quhet Edvin Rama i cili ne politiken shqiptare solli nderzimin dhe sulmin e grave kunder grave - u shpreh Bregu. Sipas saj nuk ka ndodhur asnjehere ne kete Parlament te pakten qe nga 2005-a qe nje grua me shpifjet e fabrikuara per dy muaj rresht ne partine e saj te shpife per nje grua per ta eliminuar ate nga skena politike. E dyta dua ti them z. Ruci dhe zonjes ne fjale per iniciativen e saj duke iu drejtuar prokurorise pasi shpifi dy muaj dhe nuk gjeti asnje arsye per te shkuar tek prokuroria sajoi nje shpifje gjithsesi por qe e coi ate drejt prokurorise. Une per shpifje dhe kercenim zonjen ne fjale dhe Felajt e tjere te Partise Socialiste i kam cuar para nje muaji ne prokurori. Me sa duket halucinacionet e dhunes se perdorur mbi grate nga kryetari i partise se tyre e kane bere kete zonje te ngaterroje mesazhin qe i coi Monda Bulkut kur e kercenonte se do ta pesonte me keq se ne Fier - nenvizoi Bregu. Ajo theksoi se Felaj e ka kercenuar Bulkun me jete. Ndaj nese e ka ngaterruar me kete mesazh dhe ka halucinacione per kercenime te tjera me jeten beri shume mire qe iu drejtua prokurorise une si dhe per ceshtjet qe kam ngritur padi vete do te jem aty per te deshmuar te verteten - tha Bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›