Zgjedhjet ne Trebinje Kadilli Vote kunder korrupsionit
Zgjedhjet ne Trebinje te Pogradecit ishin shprehje e qarte e plotesimit te standardeve demokratike por edhe e konfirmimit per koalicionin qeverises. Keshtu deklaroi deputeti demokrat i kesaj zone Fatmir Kadilli gjate fjales se tij ne Kuvend. Ai vleresoi qytetaret por edhe komisioneret e te dyja paleve per zhvillimin e rregullt te procesit ndersa shtoi se rezultati ishte sinjal i qarte politik. Edhe pse nje nga zonat me lidhje tradicionale te forta me PS-ne nje nga bastionet e saj votuesit mbeshtetin kandidatin e koalicionit PD-LSI - tha ai. Kadilli shtoi se kur na ndajne 7 muaj nga zgjedhjet e ardhshme votimi ne Trebinje tregoi se populli konfirmoi me shumice koalicionin qe qeveris. Bastioni nuk u mbeshtet me por me shume se konfirmimi i nje mazhorance qeverisese dhe kandidatit te koalicionit rezultati ishte shprehje e vullnetit te qytetareve per tu ndare nga korrupsioni dhe praktikat korruptive. Me voten e tyre ne Trebinje mokraret votuan kunder korrupsionit dhe modelit te korruptuar ashtu sic votoi mbare Shqiperia ne 2005-n duke i dhene fund nje qeverisjeje socialiste qe e kishte kthyer ne sistem korrupsionin - tha ai.