Rruga e Kombit na ka afruar ne mirditorëve me tregjet dhe me zhvillimet reale
Unë kam kaluar një jetë midis jush, duke shërbyer dhe duke punuar për të përmirësuar kushtet shëndetësore dhe jetën e banorëve të Mirditës. Sali Berisha dhe Partia Demokratike e kanë ndryshuar realitetin tonë, dhe sot është e lehtë të kërkojmë votën tuaj me 23 Qershor sepse gjatë këtyre viteve kemi pasur zhvillim real, kemi ndërtuar mirëqenie, dhe jemi integruar.
Kemi parë edhe se si ka dalë nga izolimi i gjatë i gjithë rrethi i Mirditës dhe si jemi zhvilluar.
Kemi parë se si Rruga e Kombit na ka afruar me tregjet dhe me zhvillimet reale.
Kemi parë infrastrukturën e përmirësuar që na ka përmirësuar jetën në çdo aspekt. Janë shtruar mbi 160 km rrugë që kanë shkurtuar distancat dhe kanë ulur kostot e jetesës.
Kemi parë tarifat e telefonisë të ulen me 75% nga 2005 deri më sot.
Dhe rezultatet janë të prekshme. Komunikimi sot është më i shpejtë dhe më i lirë se asnjëherë më parë.
Kemi parë dhe kemi prekur zhvillimin e arsimit në të gjithë Mirditën.
Partia Demokratike ka financuar 18 projekte në ndërtimin e shkollave dhe ka rikonstruktuar plotësisht konviktin e Rrëshenit dhe Rubikut. Këto konvikte ofrojnë kushte mjaft të mira për brezin tonë të ardhshëm. Kemi parë ngritjen e laboratorëve informatikë dhe internetin në çdo shkollë.
Kemi parë dhe kemi prekur zhvillimin në shëndetësi duke filluar që nga rikonstruksioni i spitalit të Rrëshenit që i shërben 38.000 banorëve, 10 qendra shëndetësore për të qenë më afër me banorët e zonave më të thella, dhe 28 ambulanca që banorët ta kenë më të lehtë dhe më cilësor shërbimin shëndetësorë.
Dhe rezultatet janë të prekshme, pasi vdekshmëria e foshnjeve në lindje ka rënë jashtë mase shumë.
Ne e kemi parë zhvillimin, e kemi prekur zhvillimin.
Kemi parë se si janë ulur taksat dhe kemi vetëm taksën e sheshtë 10% që ka lejuar hapjen e vendeve të reja të punës.
Kemi parë se si është bërë më e lehtë të regjistrosh një biznes nga 40 ditë në vetëm 1 orë.
Kemi parë se si është thjeshtësuar dhënia e lejeve dhe liçensave.
Dhe rezultatet janë të prekshme. Më shumë zhvillim, më shumë punësim.
Vetëm në 5 vitet e fundit janë regjistruar mbi 250 biznese vetëm në Mirditë dhe kështu është shtuar punësimi.
Kemi parë se si ndërtimi i infrastrukturës ka hapur vende pune për të gjithë ne.
Se me 23 Qershor, kemi dy alternativa të qarta.
Alternativa jonë është për alternativa për zhvillim. Alternativa që ndërton rrugë, që investon në shkolla, në shëndetësi. Alternativa janë është për më shumë punësimin, për mirëqënie, për integrim.
Dhe përballë kemi alternativën e Edi Ramës, i çoroditur dhe i papërgjegjshëm, që vetëm rritën taksa për të vrarë vendet e punës, alternativa e bllokimit të integrimit Europian, bojkotit, grevave të urisë, hipokrizisë dhe interesit politik personal.
Ndaj dhe duhet të ecim përpara.
Përpara për një Shqipëri më të zhvilluar
Përpara për më shumë punësim!
Përpara me Partinë Demokratike.
Përpara me Sali Berishën...Përpara!