E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Kërcënimet e Ramës për projektet e Tiranës, do marrin përgjigje me 23 qershor

01-06-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku i Tiranës, takime me banorë të njësive bashkiake 3, 9 dhe 10

Kryebashkiaku Lulzim Basha është takoi dje banorët e njësive bashkiake 3, 9 dhe 10. Zoti Basha ka theksuar se dhjetëra projekte që janë në përfundim e shumë të tjera që nisin në javët në vazhdim po e transformojnë tërësisht infrastrukturën e kryeqytetit.  Përballë kërcënimit të ish-kryetarit të Bashkisë Edi Rama, për bllokimin e këtyre projekteve, Basha u ka kërkuar qytetarëve që më 23 qershor të zgjedhin mes të shkuarës dhe të ardhmes së tyre. “Sot, 3 javë para 23 qershorit, Edi Rama ka guximin të kërcënojë në ditë me diell dhe natë me hënë se do të bllokojë projektet e Bashkisë së Tiranës, projekte te cilat ai nuk i bëri për 11 vjet. Sot ne gjendemi para një zgjidhjeje të qartë, për të mos u kthyer më pas por për të vazhduar përpara, për interesin tuaj, për zhvillimin, për Shqipërinë evropiane" - u shpreh Basha.  Në takimet me banorët, kreu i Bashkisë është ndeshur dhe me shqetësimin e tyre për kërcënimin e Ramës se do të bllokojë planin urbanistik të Tiranës nëse vjen në pushtet. Për z. Basha, dashuria dhe respekti për qytetarët nuk shprehet duke folur me dialekt por duke mos i penalizuar për interesa klienteliste siç ndodhi me pronat e tiranasve për 11 vjet."Ish-kryetarin tani e ka kapur një dashuri e madhe për tiransit autoktonë dhe ka filuar t’u flasë me dialekt. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse thjesht servilizëm. Atë që kishte mundësi për 11 vjet, ish-kryetari ta bënte për tiransit dhe Tiranën e nuk e bëri, ne ia dolëm ta bëjmë në më pak se dy vjet. Bëmë planin urbanistik, hoqëm përkufizimin absurd që ndalonte zhvillimin e pronave të autoktonëve duke i quajtur zona muze, për të mundësuar që prona juaj të marrë vlerën që meriton!",  theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›