E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugë lidhëse Shqipëri-Mali i Zi për Bjeshkët e Namuna

Në konferencën për shtyp, Luksiç, theksoi se kjo vizitë është në momentin e duhur për proceset integruese.

 “Ne nënshkruam një marrëveshje që ka si qëllim rrugën mes Plavës e Podgoricës, gjë që do të afrojë Plavën me Podgoricën dhe që do të jetë një simbol i bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Ky është një nga 3 drejtimet rrugore që janë duke u ndërtuar mes dy vendeve dhe që do të kontribuojnë për një bashkëpunim edhe më të mirë ekonomik mes dy vendeve tona”, tha kryeministri malazez.

Ai shtoi se interes të përbashkët kanë edhe liqeni i Shkodrës dhe lumi i Bunës.  Berisha e vuri theksin tek turizmi midis dy vendeve. “Është kënaqësi e veçantë që qeveria e Malit të Zi po investon në rrugën që afron Plavën me Podgoricën dhe projekti ynë më i madh, i përbashkët, do të jetë përpjekja për t’i servirur Evropës dhe botës kompleksin turistik të Bjeshkëve të Namuna, të cilat janë ndër malet më mahnitëse në mbarë Evropën. Sot ato quhen Bjeshkët e Namuna, por unë jam i sigurt se në një të ardhme jo të largët, do të jenë po turistët, që duket se u kanë dhënë këtë emër në të shkuarën, që do t’i pagëzojnë me Bjeshkët e Bekuara”, tha kryeministri shqiptar.

Më tej, ai tha se Shqipëria vlerëson progresin e ndjeshëm dhe real, që shqiptarët, me të drejtat dhe liritë e tyre minoritare e njerëzore, kanë bërë në Malin e Zi. I pyetur për elementët nacionalistë në rajon, kryeministri malazez, tha se qeveri e tyre po bën përpjekje për t’i margjinalizuar plotësisht. Ndërsa Berisha shtoi se interesi më i madh i shqiptarëve sot është integrimin në Bashkimin Evropian. 

Të dy Kryeministrat u ndalën edhe në projektin e Trans Adriatic Pipeline (TAP), të cilin e vlerësuan si një projekt shumë të rëndësishëm dhe strategjik për të ardhmen e sektorit energjetik të vendeve të rajonit. Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Lukšić e cilësuan atë si projektin më feasible e me më interes për përfshirjen e rajonit në tregun ndërkombëtar të gazit natyror e përfitim nga kjo lloj energjie e rëndësishme. /S.Lleshi/ Start

                                                                                             2012-01-25 15:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›