E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, dhjetëra familje rome mbeten pa strehë

Disa familje rome në këtë zonë, të vendosur atje prej disa vitesh, pretendojnë se bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje që të lirojnë barakat e tyre, në të kundërt do të ndërhynte fadroma.

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se sistemimi i këtij komuniteti rom duhet bërë menjëherë, jo vetëm për arsyet humane të shënuara më sipër, por edhe sepse një gjë e tillë parashikohet nga strategjia përkatëse e miratuar nga Qeveria jonë. Së fundi nënvizojmë se duke mbajtur premtimin e dhënë ndaj këtij komuniteti Bashkia e Tiranës do të kontribuojë në rritjen e besimit të shtetasve ndaj tij si pushtet vendor”, thekson ky Komitet.  Para 4 vjetëve, këto familje rome të ardhura nga Elbasani, janë vendosur në afërsi të Liqenit Artificial të Tiranës, ku  jetonin në baraka dhe çadra të ndërtuara prej tyre.

Ata pretendojnë se përfaqësues  të Bashkisë së Tiranës, dje në datën 24 Janar, në orët e mbrëmjes, i kishin njoftuar të prishnin vetë barakat dhe çadrat, sepse në të kundërt prishja do të bëhej nga një fadromë që ishte sjellë në vend nga autoritetet bashkiake. Me këtë rast ju ishte premtuar se pas prishjes vullnetare, menjëherë, do të sistemoheshin për të jetuar në një vend tjetër, në lagjen 5 Maj Tiranë. Familjet rome, në mirëbesim, e kishin zbatuar këtë urdhër me shpresë se do të sistemoheshin në vendin ku u ishte premtuar, por kjo nuk ndodhi.

Duke filluar nga mbrëmja e djeshme dhe sot, me dhjetëra familje vazhdojnë të qëndrojnë jashtë, në shi dhe në të ftohtë, në kushte tepër të vështira dhe me lagështirë.  Midis tyre kishte rreth 26 fëmijë si dhe të moshuar që ankoheshin për gjendje jo të mirë shëndetësore. /Start/

                                                                                             2012-01-25 15:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›