Ekonomia po rritet
Dy raporte të publikuara sot tregojnë se disa sektorë kritikë të ekonomisë amerikane janë rritur me shpejtësi, ndërkohë që ekonomia më e madhe e botës po e merr veten nga recesioni, më i rëndi në dekada. Sektori i shërbimeve, që shërben si barometër për një pjesë të madhe të ekonomisë, u rrit në muajin mars me ritmin më të shpejtë në afro katër vjet.
Një organizatë biznesi e quajtur Instituti për Menaxhimin e Ofertës, njofton gjithashtu se treguesi i saj për aktivitetin e biznesit u rrit për të tretin muajin me radhë. Edhe një raport mbi sektorin e shtëpive ishte optimist. Shoqata Kombëtare e Agjentëve Imobiliarë njoftoi se shitjet e shtëpive, që kanë pasur të paktën një pronar, u rritën me shpejtësi në muajin shkurt.
Ekonomistët e vëzhgojnë nga afër këtë raport sepse këto lloj banesash përbëjnë pjesën më të madhe të tregut imobiliar dhe për shkak se ishin problemet në këtë sektor që u bënë shkak për recesionin.