E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 77 kallëzime penale për incidentet

Autobusi ku u sulmuan nxënësit shqiptarë në Shkup

SHKUP- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur 77 kallëzime penale ndaj individëve dhe grupeve të individëve si kryerës të incidenteve të fundit ndëretnike në Maqedoni.

Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska ka deklaruar se patjetër do të ndëshkohen të gjithë personat që kanë kryer incidente apo janë përfshirë në to gjatë periudhës së fundit dhe se institucionet nuk do të tolerojnë dhunuesit.

Ne kemi vërtetuar porosinë tonë përmes 77 kallëzimeve penale të ngritura për incidenteve, duke bërë të qartë se dhuna dhe gjuha e urrejtjes nuk duhet të tolerohen, deklaroi ministrja Jankullovska.

Ajo ka shprehur kritika ndaj Gjykatës së Tetovës për lirimin e dy tifozëve të Ballistave të klubit të futbollit Shkëndija. Vendimi i kësaj gjykate është imitues për shkak se ata kishin sulmuar një pjesëtar policie i cili ishte angazhuar për parandalimin e dhunës, theksoi ministrja e MPB-së. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›