E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi, ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen pas kontratës me Arabinë

STOKHOLM- Ministri suedez i Mbrojtjes, Sten Tolgfors ka dhënë dorëheqjen, njoftoi sot kryeministri, pas disa javë diskutimesh për një kontratë me Arabinë Saudite për të ndërtuar një uzinë armësh.

"Sot kam vendosur shkarkoj ministrin Sten Tolgfors nga detyra, me kërkesën e tij", deklaroi Fredrik Reinfeldt gjatë një konference shtypi.

Më 6 mars, radio suedeze publike, "SR" kishte zbuluar se agjencia suedeze e kërkimit të mbrojtjes "FOI" kishte krijuar një shoqëri sekrete për të fshehur përfshirjen e saj dhe atë të qeverisë në këtë projekt e vitit 2007 dhe e quajtur "Projekti Simoom", qëllimi i të cilit është ndërtimin në Arabinë Saudite të një uzine armësh për të prodhuar raketa antitank.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›