E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget e kalldremta, rrezikohet "Sokaku i te Marreve"

Nje prej simboleve te qytetit te Gjirokastres, rruget e kalldremta te ndertuara me gure te skalitur po demtohen dhe shkaterrohen plotesisht. Shqetesimi vjen nga specialistet e Bashkise se Gjirokastres, sipas te cileve "Gjirokastres se UNESCO-s rrezikon t'i humbase nje prej vlerave unikale dhe te paperseritshme, rruget e kalldremta". Aktualisht rreth 3 km gjatesi rrugesh te kalldremta ne qytetin e gurte, nga 9 km ne total, jane teresisht te shkaterruara dhe te dala jashte funksionimit. Pjesa me e madhe e ketyre "qilimave" me gure te skalitur ndodhen ne pjesen historike te qytetit, ne lagjet karakteristike te preferuara per t'u vizituar edhe nga grupet turistike vendase dhe te huaja. "Segmente rrugesh karakteristike qe pershkojne lagjet Varosh, Dunavat, Manalat etj., jane jashte funksionimit dhe kane nevoje per nderhyrje te menjehershme restaurimi", thote nenkryetari i Bashkise se Gjirokastres, Vangjel Muco. Kjo dukuri ka ardhur si shkak i mungeses se investimeve per rikonstruksionin e tyre, nderkohe qe keto rruge karakteristike nuk mund te perballojne fluksin e renduar te levizjes se automjeteve ne to. Kalldremet e demtuara kapin nje siperfaqe prej 14435 meter katrore dhe per rikonstruksionin dhe restaurimin e tyre nevojiten shuma te konsiderueshme financiare. Madje, rruge te kalldremta te demtuara te cojne ne disa prej pikave te Gjirokastres se UNESCO-s mjaft te preferuara ne guidat turistike, sic eshte shtepia e lindjes se ish-udheheqesit komunist, Enver Hoxha, apo ne shtepine e lindjes se shkrimtarit te madh Ismail Kadare. Madje, jashte funksionit eshte edhe "qilimi" i gurte ne njeren prej rrugeve simbol te qytetit, sic eshte "Sokaku i te Marreve" ne lagjen Palorto. Gjate ketij viti, bashkia e qytetit ka vendosur ne funksion te restaurimit te rrugeve te kalldremta nje fond prej 3 milione lekesh, por ai eshte i pamjaftueshem ne krahasim me nevojat qe ka qyteti turistik ne kete drejtim. "Ne perspektiven e zhvillimeve urbane te qytetit ne kemi planifikuar edhe nderhyrje te tjera per shtrimin e rrugicave te lagjeve, kryesisht ne pjesen historike te qytetit me shtresa kalldremi", thote Vangjel Muco, nenkryetar i Bashkise se Gjirokastres.
Blerim Kore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›