Vjedhesit tentojne monumentet e kultures
Xhemil Beharaj
Parku Arkeologjik Kombetar "Apolonia", ne rrethin e Fierit, eshte tentuar te vidhet mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Persona ende te paidentifikuar kane tentuar te shkulin disa kolona antike te shekujve IV-III para Krishtit. Ne pamundesi per te kryer transportin e tyre, vjedhesit jane larguar, duke marre me vete vetem 350 metra kabull telefonik te prere. Punonjesit e parkut kane denoncuar edhe demtimin e disa objekteve arkeologjike gjate tentatives se vjedhjes.
Lajmin e konfirmon per gazeten "Koha Jone", Kastriot Cane, punonjes i ketij parku arkeologjik. "Per ngjarjen eshte njoftuar drejtori i parkut, Marin Haxhimihali, i cili nga ana e tij ka njoftuar policine e Fierit", beri te ditur dje Cane. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bejne te ditur se jane shoqeruar disa prej banoreve te zones rreth parkut, te cilet jane marre ne pyetje ne lidhje me vjedhjen e mbetur ne tentative.
Kastriot Cane tregon se ai ka konstatuar vjedhjen rreth ores 06:45 te mengjesit te djeshem. "Pasi njoftova drejtorin, shkova te bej kontrollin e objekteve. Ne shetitoren e qytetit antik, qe eshte ndertuar ne shekujt IV-III para Krishtit, disa prej kolonave ishin te rrezuara, nderkohe qe dy kolona kishin pjese te thyera. Kjo tregon se kane tentuar t'i vjedhin, por, per shkak te peshes se rende, i kane leshuar pertoke". Punonjesi i parkut tregon se me pas hajdutet kane dhunuar furren qe eshte perdorur prej banoreve te asaj kohe per pjekje buke dhe gatim. "Pasi kane pare qe nuk mund t'i transportonin dot edhe pjeset e furres, i kane lene te rrezuara pertoke dhe jane larguar duke marre me vete vetem sasine prej 350 metra kabulli telefonik", perfundoi rrefimin punonjesi i Parkut Arkeologjik Kombetar.
"Na shpetoi moti i keq"
Ne linje telefonike, drejtori i Parkut Kombetar Arkeologjik "Apolonia", Marin Haxhimihali ka pohuar dje se ngjarja eshte e vertete dhe ai vete ka kryer denoncimin ne policine e Fierit. "Nuk eshte hera e pare qe ndodhin ngjarje te tilla, pohon Haxhimihali per gazeten "Koha Jone"- por kete radhe, fale motit te keq, ka qene nje tentative vjedhjeje, e cila nuk eshte mundur te finalizohet". Drejtori Haxhimihali ka treguar se vjedhesit kane prishur llamarinat rrethuese te furres antik, dhe atje kane lene gjurme kembesh dhe gishterinjsh, te cilat jane fiksuar nga ekspertet e policise qe shkuan ne vendngjarje. "Kjo na ben te shpresojme se se shpejti do te zbulohen autoret qe tentuan te vene dore mbi pasurine kombetare", tha drejtori Haxhimihali.
Aksioni si i guerileve te luftes
I vetmi punonjes i parkut qe ishte dje ne terren, Kastriot Cane, tregon se per vjedhjen eshte perdorur nje strategji si ajo e "njesiteve guerile" te Luftes se Dyte Boterore. Fillimisht, hajdutet kane prere naten me mjete artizanale linjen e energjise elektrike, per te perfituar nga erresira. Ky veprim ka bere qe rojet te mendonin se ka qene nje nderprerje e zakonshme e furnizimit me energji elektrike. Me pas, ata kane prere linjen telefonike me qellim qe, ne rast se rojet konstatonin vjedhjen, te mos kishin mundesi komunikimi me policine apo me drejtuesit e Parkut Arkeologjik", tregon Cane.