Biznesi, taksat dhe decentralizimi vendor Nga Edi Rama , Kryetar i PS
Krijimi i nje klime te mire per biznesin, qe sot eshte nje sfide per t'u perballur me krizen, pervec ofrimit te nje infrastrukture te duhur qofte ligjore, qofte fizike, lidhet me oportunitete per zhvillimin e biznesit te vogel dhe te mesem ne radhe te pare, qe ne Shqiperi mungojne plotesisht. Aksesi per financim te sektorit te bizneseve te vogla dhe te mesme nuk ekziston. Krijimi i mundesive per financimin e biznesit te vogel dhe te mesem, nga ana e qeverise nuk ekziston. Politikat lehtesuese te qeverise per biznesin e vogel, duke e konsideruar kete biznes si pjese integrale te ekonomise se vendit dhe si nje mjet vital per rikuperimin ekonomik, nuk ekzistojne.
Fokusimi i qeverise ne nxitjen e punesimit permes biznesit te vogel, duke e mbeshtetur ate me politikat e duhura, nuk ekziston. Inkurajimi i formave alternative per financimin e bizneseve te vogla me qellim rritjen e kapaciteteve te tyre dhe gjenerimin e punesimit ne nje periudhe afatshkurter, gje qe eshte shume me e mundshme sesa per bizneset e medha qe duan nje kohe me te gjate, nuk ekziston. Ashtu sikunder eshte shume e qarte qe pa motivuar biznesin e vogel dhe te mesem, per te rritur investimin dhe punesimin, eshte e pamundur te rifutet ekonomia ne nje cikel normal. Pa folur ketu per politikat lehtesuese te sistemit bankar ne raport me biznesin e vogel dhe te mesem qe po ashtu nuk ekzistojne.
Ne jemi te gjithe deshmitare, dhe kur them ne kam parasysh te gjithe ju qe keni qene ne kontakt te drejtperdrejte me biznesin e vogel se fundmi, se ne cfare gjendje deshperuese jane sot sipermarresit e vegjel. Eshte nje gjendje deshperuese qe nuk kurohet dot as me reklama qeveritare dhe as me propagande pro qeveritare te atyre qe perfitojne nga reklamat e qeverise per ekrane dhe per gazeta. E verteta eshte qe ne 7 vite te kesaj qeverisje nuk jane ndermarre hapa ne ndihme te biznesit te vogel dhe te mesem dhe nga ana tjeter disa projekte te vogla te cilat jane shpallur me buje kane qene deshtim.
***
Ne do ta heqim taksen e biznesit te vogel. Taksa e biznesit te vogel ka pasur rolin e saj ne historine e procesit te decentralizmit te pushtetit vendor. Por tanime koha e kesaj takse ka kohe qe ka kaluar. E kemi propozuar prej kohesh ndryshimin e skemes dhe tani jemi te gatshem qe ta premtojme dhe te angazhohemi perpara gjithe sipermarresve te vegjel te ketij vendi, se nuk do ta paguajne me taksen e biznesit te vogel. Ajo takse nuk do ekzistoje me! Nga ana administrative eshte nje takse e ngaterruar, komplekse dhe e kushtueshme per qeverisjet vendore. Heqja e takses per biznesin e vogel do te lehtesonte ne menyre te ndjeshme ne nje faze te pare. Por nuk eshte vetem kjo, ne do te kemi nje politike te re dhe radikalisht te ndryshme nga ajo e ndjekura deri sot, per te motivuar biznesin e vogel per ta kthyer ate ne nje force mbi te cilen do te mbeshtetemi, per ta futur ekonomine ne nje cikel normal.
*Nga fjala e mbajtur ne mbledhjen e grupit te PS