Berisha: Debati per 100 vjetorin, nxorri ne pah te vertetat historike Eva Gjura
Nen drejtimin e Kryeministrit Berisha eshte zhvilluar dje mbledhja e radhes se Komitetit Shteteror per 100-vjetorin e Pavaresise. Ne fjalen e tij, Kryeministri Berisha ka informuar opinionin se kjo mbledhje behej per shqyrtimin e veprimtarive qe do te ndermerren me kete rast, si dhe percaktimin e disa rregullave dhe qendrimeve, te domosdoshme ne kremtimet e 100-vjetorit. Kryeministri ka kerkuar nga drejtuesit e Komitetit Shteteror per 100-vjetorin e Pavaresise qe brenda nje jave ftesat te jene nisur ne te gjitha drejtimet dhe te shqyrtohen edhe njehere veprimtarite qe do te ndermerren, si dhe duke percaktuar perfundimisht rregullat dhe qendrimet, te cilat jane te domosdoshme te zbatohen ne kremtimin e 100-vjetorit. Kryeministri ka vleresuar perpjekjen dhe kontributin qe po japin shqiptaret ne te gjitha trojet per ta shenuar si kryengjarje kete dite te vecante. "Ne teresi eshte bere nje pune, e cila ka synuar te jete perfshirese ne te gjitha trojet etnike shqiptare dhe ky eshte aspekti me pozitiv. Ka nje perpjekje shume serioze te shqiptareve ne Kosove, te shqiptareve ne Maqedoni, te shqiptareve ne Mal te zi, por dhe te shqiptareve ne diaspore dhe vende te tjera per te shenuar kete kryengjarje, 100-vjetorin e Pavaresise", - u shpreh Berisha. Gjithashtu, Kryeministri ka pranuar se jane shenuar debate mbi kete ngjarje dhe debatet e pashmangshme per shkak te nje trashegimie, jo te favorshme ne qendrimet ndaj historise, por e ka vleresuar kete debat duke theksuar faktin se ne teresine e tij i ka sherbyer ne menyre te padiskutueshme nxjerrjes ne pah te disa te vertetave te ndaluara, te disa te vertetave te medha historike te mohuara, te disa te vertetave te deformuara. "Debati eshte nje proces ne vazhdim, dinamik qe nuk ndalet kurre. I konsideruar ne lashtesi si mjeti kryesor per te qemtuar te verteten, prape ai ruan vlera te medha", - u shpreh Kryeministri. Gjithashtu, Berisha ka kerkuar qe te ngrihen disa grupe pune, te cilat do t'i bashkengjiten komitetit, te cilat do te sjellin ekspertizen e tyre ne fushat e percaktuara dhe te ecim te sigurt drejt nje kremtimi dinjitoz se bashku me miqte tane, per te cilet duhet te perpiqemi te bejme edhe me shume, sepse ne teresine e vet, cdo popull shkruan historine e tij.
Monumenti i Pavaresise do te realizohet ne Austri, kushton 450 mije euro
Monumenti fitues i 100-vjetorit te Pavaresise eshte vendosur per t'u realizuar ne Austri per shkak te teknikave dhe materialeve specifike te tij. Firma "Valente" e Austrise do te beje te mundur ndertimin e monumentin me nje fond prej 450 mije euro. Drejtori i Galerise Kombetare te Arteve, Rubens Shima, ka theksuar se, "Realizimi i monumentit te Pavaresise do te kryhet nga firma austriake 'Valente'. Keshtu ka vendosur komisioni i vleresimit te firmave, pas shqyrtimit te 10 ofertave nga kompanite me te specializuara europiane per realizimin e objekteve te tilla. Ky monument kerkon teknologji te precizonit te larte dhe teknologjite e derdhjes ne Shqiperi jane gati primitive. Ketu kemi te bejme me struktura celiku dhe veshja e monumentit me kombinim te pllakave te bronzit special", - pohon Shima. Sipas Shimes, vetem prodhimi i Monumentit te Pavaresise kushton 353 mije euro, pa perfshire ketu 35 mije euro do te shkojne per dy arkitektet si shperblim per punen e tyre krijuese dhe gjithcka duhet per bazamentin e tij ne momentin e montimit. Artistet fitues te monumentit do te jene prezente ne cdo faze te objektit, ku do te respektohen parametrat e 6.4 metra i gjate me 5. Realizimi ne skulpture i vepres monumentale kushtuar 100-vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shtetit Shqiptar eshte projekti i paraqitur nga bashkautoret Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosove, Gjermani). Monumenti i Pavaresise do te vendoset ne "Parkun Rinia".