E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugët, jo më projekte të reja

Plani

Në ato pak të dhëna që paraqiti, nëndrejtori i përgjithshëm i Rrugëve, Skënder çota, konfirmoi edhe një herë planin se nuk do të ketë financime për projektet e reja dhe do t’u jepet rëndësi vetëm atyre ekzistuese. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë për të dhënë sqarime, bashkë me drejtoreshën e buxhetit në Ministrinë e Financave, numri dy i rrugëve në vend tha se nuk ka asnjë firmë private që nuk i ka marrë paratë për punën e bërë. Ajo çfarë ka ndodhur lidhet me faktin se biznesi i ndërtimit ka punuar më tepër nga sa parashikonte kontrata. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve do të ketë në dispozicion për këtë vit rreth 30 miliardë lekë, ose 6 miliardë lekë më pak.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›