E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtimi i buxhetit sjell 17000 të papunë

PS:

Rishikimi i buxhetit, duke ulur shpenzimet me 39 miliardë lekë, do të rrisë numrin e të papunëve në rang vendi. Paralajmërimi vjen nga forca më e madhe politike në vend, përmes deputetit Ilir Beqja. “Berisha flet për mijëra e mijëra vende të reja pune, por papunësia është rritur zyrtarisht me 100 mijë vetë. Edhe 17 mijë të papunë të rinj do të shtohen nga shkurtimet e buxhetit të rishikuar”, tha Beqja. Sipas tij, Kryeministri pranoi se është i shtrënguar ta ulë buxhetin, si rrjedhojë e krizës, por nuk mori përsipër përgjegjësinë e situatës së rënduar ekonomike. “Berisha flet për rritje ekonomike, por e vërteta është kokëfortë. Kryeministri dhe të tijtë duan të na mbushin mendjen se është rritur bujqësia në tremujorin e parë, por si mund ta besojnë fshatarët e Nënshkodrës dhe të fushës së Korçës? Ata ishin të përmbytur gjatë gjithë dimrit”, tha deputeti i PS-së. Pas kësaj, ka reaguar Ministria e Financave, duke hedhur poshtë qëndrimet e PS-së.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›