E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugët nacionale, situata e rënduar në qafat e maleve

28/12/2008  KORÇË - Ditët e ftohta të këtij fundviti kanë sjellë rëndimin e kalimit në një sërë rrugësh malore në vend. Në rrugët nacionale të Qarkut të Korçës situata vazhdon të jetë e rënduar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka pasur dy aksidente me pasojë vdekje (njëri prej tyre ka qenë nga Peshkopia) dhe mbi 30 përplasje. Gjithçka ka ardhur si rezultat i reshjeve të vazhdueshme të dëborës, erërave të forta që kanë përfshirë të gjithë rajonin, por edhe për shkak të temperaturave mjaft të ulëta. Për rrjedhojë, rrugët gjatë gjithë kohës mbeten të veshura nga një shtesë akulli, ku vështirësi serioze për qarkullimin e automjeteve paraqesin qafat e maleve, si Qafa e Qarrit në rrugën nacionale Korçë–Kolonjë, Qafa e Plloçës në rrugën Korçë–Pogradec dhe Qafa e Thanës në rrugën kombëtare Pogradec–Përrenjas. Ndërkohë të gjitha firmat që punojnë në rrugën Korçë–Qafa e Plloçës, për shkak të reshjeve dhe temperaturave të ulëta kanë braktisur çdo lloj punimi, gjë që ka shtuar vështirësitë në qarkullim. Dy aksidentet me pasojë vdekje kanë ndodhur përgjatë këtij aksi kombëtar, ndërsa mund të thuhet se përplasjet e automjeteve me njëra-tjetrën apo me muret mbrojtëse metalike të vendosura anës rrugës kanë qenë të njëpasnjëshme. Shifrat e mësipërme janë konfirmuar nga burime pranë policisë të qarkullimit rrugor, çka do të thotë se situata mbetet mjaft e vështirë për drejtuesit e automjeteve. Gjithsesi, burime zyrtare bëjnë të ditur se të gjitha rrugët kombëtare të Qarkut të Korçës janë të kalueshme nga automjetet, por kalimi mund të bëhet vetëm me zinxhirë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për aksin rrugor Korçë–Kapshticë, që gjatë ditëve të fundit ka qenë mjaft e rënduar nga numri i madh i automjeteve. Brenda 10 ditëve të fundit numri i emigrantëve që ka përshkuar këtë rrugë ka arritur në rreth 60 mijë. Vështirësi paraqet edhe rruga Ersekë–Leskovik–Përmet. Megjithatë, sektori i emergjencave civile pranë prefekturës së këtij qarku po ndjek situatën hap pas hapi, duke u gjendur vazhdimisht në terren. Nëpër qafat e maleve ka nisur hedhja e kripës dhe e skorieve, ndërsa borëpastrueset janë dërguar në akset rrugore që paraqesin më shumë probleme. Edhe pse po bëhen të gjitha përpjekjet, erëra e fuqishme e sjell përsëri dëborën në grykat e maleve, duke mbajtur borëpastrueset të mbërthyera përgjatë 24 orëve në të njëjtat qafa malesh. Nga burime pranë shtabit të emergjencave mësohet se shtresa e dëborës në rrugët e përmendura më sipër ka shkuar në 20-30 cm, ndërsa në brendësi të qytetit të Korçës shtresa e dëborës është vetëm 5 cm, por, siç e theksuam dhe më sipër, shtresa e akullit e vështirëson qarkullimin e automjeteve. Situata është më e rënduar veçanërisht në zonat rurale, ku kalimi mbetet tepër i vështirë. Mund të përmendim akset rrugore që çojnë nga Korça në Voskopojë dhe nga Korça në fshatin turistik të Dardhës, ku trashësia e dëborës është mbi 30 cm. Informacioni nga sektori i emergjencave civile konfirmon se edhe në ditët në vijim rrugët do të mbahen vazhdimisht të hapura, por u bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve që të qarkullojnë vetëm me zinxhirë dhe të jenë të kujdesshëm me shpejtësinë e lëvizjes, pasi rrëshqitjet nga rruga janë të pashmangshme

Vepror Hasani

Bora, probleme nё Qafëthanё dhe Qafën e Kërrabёs

Reshjet e dendura tё dёborёs që kanë rёnë gjatё natёs sё kaluar kanё provokuar situatë emergjente nё disa zona tё thella tё Qarkut tё Elbasanit. Sipas informacioneve tё marra nё rrugё operative, situata paraqitet e vёshtirё nё disa fshatra nё Gramsh, Librazhd dhe Elbasan. Reshjet e dendura tё dёborёs, që janë shoqёruar me stuhi dhe temperaturë tё ulët, kanё sjellё shqetёsime nё akset kombёtare qё kalojnё nga Qafëthana dhe Qafën e Kërraba. Gjatё natёs sё kaluar reshjet e dёborёs bllokuan pёrkohёsisht aksin rrugor Elbasan–Tiranё nё masivin e Qafë e Kërrabës. Mё e rёndё ka qenё situata pas km 29, ku u krijua njё varg i gjatё me makina, tё cilat u bllokuan nga reshjet e dёborёs. Automjetet qё vinin nga Tirana pёr nё Elbasan ndryshuan drejtimin pёr nga Durrёsi. Policia e qarkullimit rrugor vendosi njё postbllok nё urёn e Bradasheshit dhe bllokoi qarkullimin e automjeteve nё drejtim tё Tiranёs. Edhe automjetet qё lёviznin nga Elbasani pёr nё Tiranё u devijuan nga Durrёsi. Nga Elbasani pati interesim tё menjёhershёm pёr tё pёrballuar situatёn. Shoqёria e mirëmbajtjes rruga-ura dёrgoi borёpastruesen si dhe punëtorёt qё të hidhnin vazhdimisht kripё. Aksi rrugor nga Elbasani deri nё km 29 u zhbllokua gjatё natёs dhe ёshtё monitoruar pa ndёrprerje. Mё shpejt duhej tё ishte ndёrhyrё nga ana e Tiranёs. Megjithatё, nё mёngjes dhe gjatё gjithё ditёs ky aks rrugor u zhbllokua dhe ishte i kalueshёm pёr automjetet. Policia ka tёrhequr vёmendjen e drejtuesve tё automjeteve dhe ka angazhuar shёrbime shtesё nё lartёsitё e Kërrabёs.

E njёjta situatё ka qenё edhe nё Qafëthanё. Edhe nё kёtё vend ka pasur vёshtirёsi nё qarkullim pёr shkak tё borёs dhe ngricave. Automjetet janё lejuar tё lёvizin vetёm me zinxhirё. E rёndё paraqitet situata nё aksin rrugor Librazhd–Peshkopi. Ngricat dhe bora janё bёrё shkak pёr daljen e disa automjeteve nga rruga.

L. Lleshi

22-vjeçari humbet jetën në aksident rrugor

KORÇË - Situata e rënduar në rrugë ka sjellë aksidente me pasojë vdekje. 22-vjeçari Fatos Kaloshi nga Peshkopia ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Zoti Lan të komunës Pirg. Nga burimet e policisë mësohet se Kaloshi kishte qenë duke udhëtuar si pasagjer me një kamion të drejtuar nga një shtetas turk, me targa 34 GS 5874, por ndërsa kanë mbërritur në afërsi të fshatit Zoti Lan janë goditur nga një automjet tip “Benz-Mercedes” me targa TR 68 87 R, i cili drejtohej nga 26-vjeçari Genti Lela, lindur në Burrel dhe banues në Laprakë të Tiranës. Sipas policisë, ky i fundit nuk i ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, në orën 15:30 minuta të një dite më parë është bërë arrestimi i Lelës për veprën penale shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Të njëjtat burime pohuan se Lela kishte qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes. Ndërkohë gjatë ditëve të fundit, në datën 25.12.2008, rreth orës 17:50, në rrugën nacionale Korçë–Bilisht gjeti vdekjen Alfred Robo, i moshës 30-vjeçare, ndërkohë u plagosën tre pasagjerë. Gjithçka ndodhi në një parakalim, ku automjeti tip “Golf” me targa KO 4414 B, edhe pse doli nga rruga, u godit sërish nga një automjet tjetër tip “YEN” 6315 me drejtues mjeti Paskal Tice, i vitlindjes 1960 nga Erseka. Gjithçka ndodhi edhe për shkak të qarkullimit të vështirë të automjeteve nga reshjet e shumta dhe shtresat e akullit mbi rrugë

Vepror Hasani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›