Derdhja e pagesës për fituesit 5 deri më 10 janar
28/12/2008 Tarifat e regjistrimit
Procedura e regjistrimit të kandidatëve që janë shpallur fitues në programet e studimit me kohë të pjesshme në fakultetet publike të vendit do të zyrtarizohet përfundimisht me derdhjen e taksës vjetore të shkollimit nga kandidatët. Për këtë në udhëzimin e regjistrimeve është përcaktuar që në dispozicion të fituesve do të lihen pesë ditë afat për derdhjen e pagesës vjetore, e cila është e detyrueshme të bëhet në filialet e bankave brenda këtij afati. Personat që nuk do të derdhin tarifën vjetore të studimeve në këtë hark kohor do të rrezikojnë dhe ndjekjen e studimeve gjatë këtij viti akademik. Pavarësisht faktit që mbyllja e regjistrimeve është bërë më 19 dhjetor, në shumë prej degëve kanë rezultuar vende bosh. Kjo për faktin se shumë prej kandidatëve u janë refuzuar dublikatet e dëftesave origjinale, pasi këto të fundit nuk i dispononin. Përkundrejt këtij fakti edhe vetë fakultetet kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që të shtojë kuotat e pranimit për studimet me kohë të pjesshme. Në shkresën dërguar në Ministrinë e Arsimit janë kërkuar nga fakultetet e Universitetit të Tiranës edhe 800 kuota të tjera shtesë përveç atyre që tashmë janë miratuar nga qeveria. Burime pranë Rektoratit bëjnë të ditur se ende nuk ka mbërritur udhëzimi i Ministrisë së Arsimit mbi bazën e të cilit do të bëhet sistemimi i vendeve të mbetura bosh si dhe shtimi i kuotave. Ndërkohë pohohet se në fillim të janarit 2009 fakultet që kanë kërkuar shtim kuotash për këtë vit akademik do të marrin përgjigjen zyrtare se si do të veprohet në këtë rast. Për vitin akademik 2008-2009 janë miratuar për këtë kategori studimesh mbi 4000 kuota pranimi, ndërkohë pritet që të shtohen edhe 800 të tjera në bazë të kapaciteteve të disponojnë fakultetet. Shtimi i kuotave të pranimit është shoqëruar me ulje të tarifave vjetore të shkollimit, ku më e larta mbetet ajo e Fakultetit të Drejtësisë, që arrin në 90 000 lekë, ndërsa për degë të tjera, që janë edhe më pak të përzgjedhurat nga kandidatët, tarifat janë më të ulëta: vetëm 30 000 lekë. Raundi tjetër i regjistrimeve pritet të bëhet në fillim të muajit janar 2009 për shtesat e kërkuara.