Rrugët në Frakull-Levan, rikonstruktohen 50 km rrugë nga FSHZH

Fondi Shqiptar i Zhvilllimit vijon investimet në zonat që prej dekadash vuajnë mungesën e infrastrukturës. Komunat Frakull dhe Levan në rrethin e Fierit tashmë lidhen me një rrugë të asfaltuar. 4 mijë banorë të këtyre dy komunave e kanë patur të vështirë komunikimin mes tyre sepse përveç distancës së gjatë që duhet të përshkruaje, rruga e mërparshme kishte dal jashtë funksionit. Banorët thanë se rruga e mëparshme ishte pengesë serioze për transportin normal të njerëzve dhe mallrave dhe tashmë fal kësaj ndërhyje lëvizja e tyre është lehtësuar.
Drejtori i fondit shqiptar i zhvillimit Benet Beci tha se nga kjo rrugë përfitojnë të parët banorët dhe ndëryja në infrastukturë në këtë rast është bërë pas një plani zhvillimi të detajuar.
Rruga Meto Asim - Kafaraj 8.5 km e gjatë, është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe do të lidhë 5 fshatra të ketyre komunave jo vetëm me njëra tjetrën por edhe me Luginën e Vjosës dhe Autostradën Levan - Tepelenë. Rruga ka një gjërësi asfalti prej 5 m, me bankina anësore në të dy krahët. Përec asfaltimi, rruga ka të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, përfshirë sinjalistikën, kanalizimet e ujrave të bardha si dhe hapësira parkimi. Vetëm për Fierin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka investuar për rehabilitmin e 6 segmenteve rrugore ku tashmë jepet edhe një mundësi qytetarëve dhe vizitorëve të pushojnë në bregdetin e Darëzezës nga nga ndërhyrja e bërë nga komuna Hoxharë – Darëzezë.