E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e shinave, ndalohet i mituri

ELBASAN-Nje 14-vjecar nga qyteti i Elbasanit eshte ndaluar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ndersa po vidhte vidhat e shinave hekurudhore ne linjen Elbasan-Paper. Burime te policise vendore thane se "14-vjecari E. E u kap ne flagrance. Te miturit iu sekuestruan 4 mbajtese metalike, si dhe 20 vida lidhese te shinave, te cilat sapo i kishte vjedhur, ne afersi te fshatit Kusarth ne rrethin e Elbasanit". I mituri nga Elbasani eshte marre ne pyetje ne prani te babait te tij, ndersa mesohet te kete deklaruar "se i vidhte keto materiale per t'i shitur per skrap". Burime te policise thane se aktualisht 14-vjecari ndodhet i izoluar ne qelite e Komisariatit te Elbasanit, ne pritje te mases se sigurise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›