Trenat pa police, udhetaret pa mbrojtje
Elbasan- Mbeten pa police trenat e Elbasanit. Drejtoria e Policise se Qarkut ka terhequr nga sherbimi dy policet, qe ishin ne dispozicion te Drejtorise Rajonale te Hekurudhes. Heqja e uniformave ka alarmuar drejtorin e stacionit te Elbasanit, Belul Dyrmishi, sipas te cilit tashme udhetaret jane ne meshire te fatit dhe mund te bien pre e vjedhjeve, dhunes dhe fatkeqesive te tjera. "Heqja e dy policeve ka rritur pasigurine ne qarkullimin e udhetareve", - tha dje per "Koha Jone drejtori Dyrmishi. "Trenat jane te pambrojtur, pasagjeret ne meshire te fatit. Udhetaret mund te bien pre e dukurive te tilla, si vjedhjet, dhuna, sulmet nga keqberesit, plackitja etj. Heqja e uniformave na ka demtuar shume dhe ka rritur pasigurine ne qarkullim". Drejtori tregon se para pak ditesh treni u sulmua ne Sukth. Ai u qellua me gure, te cilet thyen 9 dritare. Vec kostos financiare, sulmi terrorizoi udhetaret, te cilet tentuan te zbresin nga treni. "Vetem ne trenat e Elbasanit nuk ka police. Policia duhet t'i riktheje ata ne detyre, pasi ne organiken vjetore figurojne dy uniforma me sherbim. C'mund te ndodhe, nese treni sulmohet, nese peson avari apo demtime nga fatkeqesi natyrore". Drejtori Dyrmishi i ka kerkuar institucionit te prefektit, qe te nderhyje ne kete rast. Nderkohe, zv/drejtori i policise se qarkut, Ardian Cipa, u shpreh se levizjet jane kryer ne kuader te reformes. Ai tha se me police ruhen vetem institucione te rendesise se vecante, si gjykata dhe prokuroria. "Nese konstatohen demtime dhe vepra penale ne tren ato duhet t'i zgjidhe komisariati, ku ndodhin keto gjera", tha Cipa". Nderkohe, deri ne zgjidhjen e ketij problemi trenat e linjes se Elbasanit do te mbeten pa police.
Fatos Salliu