E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugoret bllokojne taksite pirate

Fier- Rrugoret e Fierit bllokojne 66 mjete pa dokumentacione gjate dy javeve te fundit. Lajmi konfirmohet nga shefi i sektorit, Pellumb Kecuku, nderkohe qe mesohet se pjesa me e madhe e mjeteve punonin ne menyre ilegale ne sherbimin taksi. "Nga 66 mjetet e bllokuara, 40 prej tyre jane makina me targa te bardha qe sherbenin si taksi pa licence", tha Kecuku dje per gazeten "KJ". Ketij aksioni nuk i kane shpetuar as furgonet qe ne kundershtim me urdhrin e dale, i jane afruar se tepermi qendres se qytetit te Fierit. Dosjet e makinave te bllokuara tregojne se nje shkak tjeter per kete mase ka qene edhe shkelja e rregullave te qarkullimit. Komisariati i Fierit ka ndeshkuar me gjobe 2300 shofere gjate kesaj periudhe, ndersa motivacionet kane qene shpejtesia, alkooli, rripi i sigurise, parkimi etj. "Parkimet perbejne nje shqetesim te madh per policine e qarkullimit rrugor. Duke qene se mungojne tabelat e sinjalistikes horizontale dhe vertikale, krijohet nje kaos ne kete drejtim", shpjegon kreu i Rrugoreve.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›