E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina ne flake, plagosen dy shoke

Shkoder- Dy te rinj gjenden ne rrezik per jeten pasi makina e tyre u perplas me murin e nje dyqani ne qytetin e Shkodres dhe me pas u perfshi nga flaket e fuqishme. Policia arriti te nxirrte nga mjeti dy shoket e plagosur, Redi Gjekaj dhe Aranit Jaku, banues ne fshatin Barbullush, ndersa sipas mjekeve ata kane pesuar djegie te renda ne pjese te ndryshme te trupit. Burime zyrtare te policise se Shkodres thane per aksidentin e ndodhur mesnaten e se shtunes, duke u zbardhur dita e djeshme, se dy te rinjte udhetonin me nje automjet tip "Peugeot", me targa te huaja, kur kane dale nga rruga si pasoje e shpejtesise se madhe dhe jane perplasur ne murin e nje dyqani. Me pas makina eshte permbysur duke u perplasur dhe me nje shtylle te tensionit te larte. Automjeti eshte perfshire nga flaket dhe eshte dashur nderhyrja e zjarrfikeseve per te nxjerre trupat e dy te rinjve, Redi Gjekaj dhe Aranit Jaku. Sipas mjekeve te spitalit te Shkodres, gjendja shendetesore e dy te rinjve eshte e rende. Si shkak i ketij aksidenti cilesohet edhe mungesa e ndricimit dhe lageshtira per shkak te reshjeve. Nderkohe qe ne qytetin e Elbasanit, nje motociklist qe shperndante pica, eshte perplasur nga nje autoveture "Fiat", duke perfunduar ne spital i plagosur. Policia tha se per te dyja ngjarjet ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve.

R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›