Ryshfeti, raport për Shqipërinë: Boshllëqe në ligj
Nje raport i publikuar nga Grupi i Shteteve kunder Korrupsionit në Këshillin e Evropës, (GRECO) konsideron se ka boshlleqe ne kuadrin ligjor shqiptar qe kufizojne zbatimin e masave kunder rryshfetit nga zyrtare te huaj apo vendas
TIRANE-Krimi dhe korrupsioni si dhe transparenca e fondeve të partive në Shqipëri janë ne fokusin e një raporti të publikuar nga Grupi i Shteteve kunder Korrupsionit në Këshillin e Evropës. GRECO ne raportin e tij ben te ditur se ka boshlleqe ne kuadrin ligjor shqiptar qe kufizojne zbatimin e masave kunder rryshfetit nga zyrtare te huaj apo vendas. Niveli i ulet i sanksioneve per rryshfetet e kryera ne sektorin privat, boshlleku ne lidhje me juridiksionin per shkeljet tregtare dhe rryshfetin e ushtruar jashte vendit, si dhe zbatimi praktik i kodit penal duhet te rriten. Ne lidhje me transparencen e financimit te partive, raporti pranon se Shqiperia eshte e angazhuar aktualisht ne nje proces premtues te reformes qe synon te korrigjoje nivelin e ulet te transparences ne financimin e partive shqiptare. Por, duhet zhvilluar nje mekanizem i pavarur dhe i fuqishem per monitorimin e financimit te fushates zgjedhore dhe fondet e partive ne pergjithesi, pasi regjimi aktual nuk ka efekt mbi pergjegjesite e perbashketa te institucioneve te ndryshme. Raporti vlereson se ekziston nje nevoje e qarte per te perputhur Ligjin per partite politike me standardet e Kodit te ri Zgjedhor ne lidhje me transparencen, mbikeqyrjen dhe zbatimin. Grupi i Shteteve kunder Korrupsionit ne Keshillin e Europes i ka derguar Shqiperise nje liste me 12 rekomandime te cilat duhet te zbatohen deri ne fund te vitit 2010.
(d.b/News24/BalkanWeb)