Rryma, i kthehet avazit të vjetër
Nga Express më 20 maj 2011 në ora 10:46
Furnizimi me energji elektrike në tërë Kosovën është vështirësuar shumë ditëve të fundit. Ky kthim i territ, sipas zyrtarëve të KEK-ut, është si pasojë e daljes jashtë funksionit të dy blloqeve të kësaj korporate.
Zyrtarë të KEK-ut thanë se kjo ndodh për shkak se ka dalë nga sistemi blloku A5 i Termocentralit “Kosova A”, e po ashtu janë në riparim blloku A3 i këtij termocentrali, si dhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”.
Zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala i tha Telegrafit, se është duke u aplikuar plani A,B,C.
“Gjendja pritet të përmirësohet të premten pas kthimit në punë të këtyre blloqeve”, tha Buzhala. KEK-u është duke furnizuar me 540 megavat orë, përderisa kërkesa është për 800 megavat orë energji elektrike.