Ruajtja e rezultatit, mbahen koeficientët e vjetër
08/03/2009 Pikët sipas degëve për të gjitha universitetet publike në vend
Koeficientët e lëndëve me zgjedhje
Mbeten edhe pesë ditë kohë nga mbyllja e afatit për plotësimin e formularëve A-1 dhe A-1Z
Publikohen më në fund llojet e koeficientëve për të gjitha lëndët me zgjedhje. Prej më se pesë ditësh ka nisur procesi i plotësimit të formularëve A-1 dhe A-1Z në shkollat e mesme të kryeqytetit, por vetëm gjatë ditës së sotme do të bëhet shpërndarja e koeficientëve në shkolla. Ashtu si dhe vitin e shkuar, Ministria e Arsimit ka miratuar propozimet e fakulteteve për koeficientet e secilës degë për vitin akademik 2009–2010. Janë të shumtë maturantët që e kanë dorëzuar të plotësuar këtë formular, pavarësisht se nuk janë konsultuar më parë me koeficientët e përcaktuar prej secilën lëndë. Megjithatë, rregullorja e provimeve të maturës shtetërore për vitin 2009 përcakton se maturantët kanë të drejtë që ta riplotësojnë formularin, nëse kanë bërë ndonjë gabim në atë që kanë dorëzuar, por këtë duhet ta bëjnë gjithmonë brenda fatit të përcaktuar, që është data 10 mars. Pas kësaj date nuk do të lejohet asnjë lloj ndryshimi në formular, sepse këto të fundit do të dorëzohen në AVA, ku do të bëhet informatizimi i tyre. Në rast se ndodh që në ndonjë nga formularët ka të dhëna të plotësuara gabim pas këtij afati, atëherë maturanti humbet të drejtën e provimeve, ndaj është e nevojshme që të bëhen korrigjimet e duhura brenda afatit të përcaktuar. Provimet e maturës për vitin e ardhshëm akademik do të startojnë me lëndën e letërsisë, që do të jepet më datën 2 qershor, për të vazhduar me matematikën, provimi i së cilës do të jepet më 11 qershor. Ndërsa provimet me zgjedhje do të jepen në një ditë të vetme në të gjitha shkollat e mesme të vendit, që është përcaktuar 10 korriku. Renditja e kandidatëve fitues edhe për këtë vit do të bëhet në të njëjtën procedurë pas nxjerrjes së rezultatit final të përllogaritjes së pesë komponentëve përbërës të maturës. Pas mbylljes së vitit shkollor të gjithë maturantët do t’u nënshtrohen konsultimeve për secilën lëndë.
Koeficientët nuk do të përdoren për maturantët që duan të ruajnë notat e kaluara
Mbajtja e rezultatit të arritur në maturën e shkuar do të specifikohet në formularin A-1Z
Kandidatët që duan të hyjnë në provimet e këtij viti dhe duan të ruajnë rezultatet e arritura në vitet e mëparshme, në procesin e përllogaritjes së pikëve do të përdoren koeficientët e vitit të shkuar dhe jo këta të rinjtë. Konkretisht në rregullore theksohet: “Për të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005–2006; 2006–2007; 2007–2008 dhanë provimet me zgjedhje të maturës shtetërore dhe nuk janë regjistruar në asnjë nga degët e institucioneve të arsimit të lartë publik, rezultatet e arritura nga nxënësi në provimet me zgjedhje në një vit shkollor konsiderohen të vlefshme edhe në vitet në vazhdim, edhe në rastin kur nxënësi ka marrë vlerësim kalues vetëm njërin nga provimet me zgjedhje (përveç rasteve kur nxënësi kërkon ta rijapë lëndën). Nëse nxënësi kërkon t’i ruhet rezultati i mëparshëm, në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë–preferencë për këtë lëndë merret koeficienti që lënda ka pasur në vitin që është dhënë.”
Largimi i mësuesve
Kërkohet anulimi i urdhrit i ministrit
Kërkohet shfuqizimi i urdhrit për largimin nga puna të tri mijë arsimtarëve, duke u ndërprerë kontratat e përkohshme. Burimet zyrtare pranë Kryeministrisë kanë deklaruar ditën e djeshme se kreu i kabinetit qeveritar Sali Berisha ka kërkuar që të anulohet vendimi i marrë nga ministri i Arsimit Fatos Beja për pezullimin dhe ndryshimin e orëve të punës për mësuesit. Sipas këtyre burimeve, është pohuar se kjo çështje pritet të marrë zgjidhje në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, ku do të përcaktohen edhe ndryshimet që do të bëhen në këtë vendim. Pavarësisht këtyre deklaratave, edhe gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë reagim nga Ministria e Arsimit në lidhje me arsyet e marrjes së këtij urdhri, i cili bie ndesh edhe me kontratat kolektive të punës. Për këtë kreu i Sindikatës së Mësuesve tha dy ditë më parë se “vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin dhe me kontratën kolektive të nënshkruar me ne”. Aktualisht ky urdhër është dërguar për zbatim në pesë drejtoritë më të mëdha arsimore në vend: në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe në Elbasan, që në datën pesë shkurt. Nëpërmjet këtij urdhri detajohej që këta mësues nuk do të punonin më me kontrata, por thjesht me orë dispozicioni. Konkretisht në urdhër pohohet që të gjithë mësuesit që deri më datën 31.21 2003 kanë qenë punonjës me kontratë të përkohshme në arsim, duke filluar nga data 1 janar e këtij viti nuk do të vlerësohen më si punonjës me kontratë të përkohshme, por do të paguhen vetëm në bazë të orëve mësimore që do të japin si mësues dispozicioni. Kështu, të gjithë këta punonjës, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve janë mësues që shërbejnë në ciklin e ulët, do të jenë mësues në dispozicion, duke u trajtuar me pagesën në bazë të orëve të mësimit që do të japin. Një ditë më parë sindikalistët kanë theksuar se ky udhëzim bie ndesh edhe me kontratën kolektive që këta mësues kanë nënshkruar kur janë marrë në punë. Ky ndryshim do të ndikojë në pagesën financiare që do të marrin mësuesit, e cila nuk do të jetë më rrogë bazë, siç përcaktohej në kontratën e punësimit, por në bazë të orëve mësimore që do të japin. Kështu, sipas ndryshimeve të bëra për këtë fillimviti, tregohet se edhe në rastet kur këta punonjës do të zëvendësojnë mësueset që janë me leje lindjeje nuk do të paguhen me rrogë bazë, por do të paguhen me 250 lekë për çdo orë mësimi që kanë dhënë. Marrja e këtij vendimi do të ndikojë drejtpërdrejtë në uljen e pagesës së tyre, pasi në rrogat e tyre nuk do të llogariten ditët e pushimit fundjavës dhe ditët e festave kombëtare e fetare.