Kreu i qeverisë hedh poshtë pretendimet e opozitës
08/03/2009 Kriza ekonomike
Kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike pretendimet se Shqipëria është prekur nga kriza globale finaniaro-ekonomike. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë ai ka theksuar se në kulmin e tronditjeve të mëdha financiare dhe ekonomike të planetit në vendin tonë realizohen me sukses të plotë privatizimi i KESH-it, AMC-së dhe ofrohet një kredi 25% më e madhe sesa njërit prej 5-6 vendeve më të mëdha të Europës. Sipas tij, e gjithë kjo situatë ka vetëm një shkak madhor: situatën e mirë ekonomike të Shqipërisë. “Shqipëria parashikohet të jetë në krye të rritjes ekonomike në Europë, dhe kjo jo vetëm nga një institucion i vetëm, por janë 5 institucione që e thonë këtë: ‘Global Insight’, ‘Intelligence Unit’, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ekonomike i Vjenës. Nuk është qeveria shqiptare ajo që e thotë këtë gjë”, - deklaroi ai. Kreu i qeverisë pohoi se kriza globale do të përcjellë pasojat edhe në ekonominë shqiptare, por në asnjë mënyrë nuk do ta nënshtrojë atë. Kreu i qeverisë është treguar shumë i ashpër me opozitën, e cila sipas tij mashtron me raportimet e saj se vendi është në krizë. “Ata rendin se si e si të servirin mashtrimet e tyre se Shqipëria është në krizë. T’u biesh borive të mjerimit vetëm për karrigen tënde, ta ëndërrosh krizën si një mekanizëm për të ndërtuar pushtetin tënd, kjo është në radhë të parë cinizëm ekstrem dhe çnjerëzim maksimal, një mashtrim i turpshëm”, - ka deklaruar ai. Berisha nënvizoi se përmes reformave financiare të ndërmarra me kohë qeveria ka mundësuar përballimin e kësaj krize.