Ruajtja e tradites, mirditoret ne shoqate
Nje shoqate per mirditoret e Tiranes, me synim ruajtjen e vlerave dhe zakoneve te zones. Nisma eshte perqafuar nga nje grup mirditoresh te cilet kane themeluar dje shoqaten kulturore-atdhetare “Klubi kulturor Mirdita” qe e miratoi dhe gjykata e Tiranes. Ne krye te shoqates u zgjodhen nje grup intelektualesh qe prezantojne angazhim e perkushtim ne drejtimin e veprimtarive te saj. “Mirdita shquhet per vlera te larta, e te hershme ne perpjekjet per vetembrojtje, per liri e pavaresi, per dije e kulture, per virtyte, doke e tradita, prandaj studimi, promovimi dhe pasurimi i ketyre vlerave mbetet nje detyre e perhershme e mirditoreve”. Keshtu u shpreh nje nga drejtuesit e shoqates me te re, formuar enkas per ruajtjen e vlerave te mesiperme, Ndue Tusha. Ai sqaroi se kohet e fundit jane zhvilluar nje varg takimesh me mirditore qe banojne ne Tirane qe jane nje numer i konsiderueshem.
Promovimi i shoqates u be ne mbledhjen e pergjithshme te saj ne prezence te shume mirditoreve, nen moton “Se bashku per Mirditen”. “Ne kete mbledhje spikati fuqishem deshira dhe gatishmeria e secilit per te kontribuar ne forcimin e shoqates, per gjallerimin e veprimtarive te saj, qe eshte kontribut per Mirditen”, - tha Ndue Tusha. Sipas tij, pikesynimet e kesaj shoqate jane, ndergjegjesimi i opinionit publik per vlerat e larta shoqerore qe mbartin Mirdita e mirditoret. Se dyti, eshte studimi i metejshem dhe promovimi i ketyre vlerave ne rrethe te ndryshme shoqerore, mediatike, letrare dhe forume qytetare. Se treti, ndikimi mbi politikeberjen qe ka te beje me zhvillimin ekonomik e social te kesaj zone. Nje tjeter synim mbetet edhe takime me figura te shquara ne fushen e historive e te kultures te te drejtes zakonore te traditave e problemeve te tjera shoqerore. Mbledhja evidentoi se ne Tirane njihen shume mirditore, studiues te zellshem, pedagoge, shkrimtare, disa prej te cileve edhe me grada shkencore.