Workshop per te drejtat e autorit
Krahas luftimit te piraterise ne treg, Zyra Shqiptare per te Drejtat e Autorit, me mbeshtetjen e Programit TAIEX, te Komisionit Evropian, mbajti dje nje eorkshop ne Tirane. Ne kete takim ishte i ftuar eksperti i njohur ne fushen e Pronesise Intelektuale ekspert me pervoje ne kete fushe, akademik Mihail Ficsor, ekspert kryesisht ne fushen e zbatimit te ligjit dhe te menaxhimit kolektiv te te drejtave te autorit. Ne kete aktivitet, thelbi u vu si ne zhvillimet aktuale te te drejtes se autorit ne Shqiperi, si dhe u diskutua mbi sugjerime dhe propozime te ndryshme, qe u hodhen per nje proces te mundshem te rishikimit te ligjit “Per te Drejtat e Autorit dhe te Drejtat e tjera qe Lidhen me te” pas fazes se pare te zbatimit te tij. Eksperti i pronesise intelektuale, Mihaly Ficsor, ne fjalen e tij trajtoi ne menyre te gjere dhe te gjithanshme aspektet ligjore, por edhe praktika nderkombetare ne perputhje me normat nderkombetare, direktivat e KE-se si dhe te ligjit shqiptar per te Drejtat e Autorit. Nga ana tjeter, Mitko Chatalbashev, drejtor i Pergjithshem per Evropen Juglindore ne Konfederaten Nderkombetare te Shoqatave te Autoreve dhe Kompozitoreve (CISAC), vuri theksin ne fjalen e tij mbi situaten ne Shqiperi, e cila, sipas tij, nuk i ngjan as situates qe kane vendet e rajonit tone, Ballkanit.