E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruandë, presidenti Kagame fiton zgjedhjet

Presidenti i Ruandës, Pol Kagame ka fituar 93% të votave, në zgjedhjet presidenciale, ku opozita ka akuzuar se ato janë shoqëruar nga represioni dhe dhuna.
Sipas komisionit kombëtar të zgjedhjeve, Pol Kagame fitoi 4 milionë e 638 mijë vota, nga 5 milion e 200 mijë gjithsej.
Kagame është përgëzuar për rindërtimin e Ruandës dhe vendosjen e paqes në vend, pas genocidit të vitit 1994, dhe fitoi zgjedhjet e vitit 2003 me një diferencë të ngjashme votash.
Numërimi i votave është i përkohshëm në pritje të nënshkrimit nga Gjykata e Lartë.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e së hënës ishte më e lartë se 95% në 5 krahinat e vendit.
Rivali më i afërt i Kagame, Jean Damscene Ntakulriyayo, i partisë socialdemokrate fitoi 5% të votave. Kurse kundërshtarët e tjerë më pak se 2 % në total. Sipas kundërshtarëve të Kagames, fushata elektorale ishte e padrejtë, dhe e pabarabartë, ku sipas tyre 3 kandidatë të opozitës nuk u lejuan të kandidonin.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar për rritje të dhunës gjatë periudhës së zgjedhjeve, ku u vra një gazetar lokal si dhe një zyrtar i opozitës u gjet me kokë të prerë.
Cështja politike dhe liria e mediave në Ruandë vazhdon të mbetet problem sipas raporteve të organizatave të të drejtave të njeriut.
Kagame ka qenë në pushtet që prej vitit 1994, kur ushtria e tij prej 10 milionë njerëzish, mori pushtetitn pas genocidit masiv etnik, ku u vranë 800 mijë tutsi nga rivalët e tyre Hutu.
Pavarësisht se është e varfër me pasuri natyrore, për donatorët dhe investitorët Ruanda është një yll në rritje i Afrikës, ku Kagame shikohet si një udhëheqës vizionar. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar,ekonomia e Ruandës pritet që të rritet me 6 % në 5 vitet e ardhshme.
Por sipas grupeve të të drejtave të njeriut,në Ruanda ende nuk respektohet paqja, nuk ka stabilitet, si dhe mungon liria e medias, ku sipas raporteve Kagame është kthyer në një udhëheqës autokratik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›