E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti mysliman dhe fëmijët fushatë kundër aksidenteve

Me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit, përfaqësues të komunitetit musliman kanë nisur dhe një fushatë sensibilizimi kundër aksidenteve rrugore. Fëmijët që frekuentojnë xhaminë së Rrugës së Kavajës kanë nisur fushatën sensibilizuese kundër aksidenteve rrugore, duke shpërndarë fletushka informative.

Përmes shpërndarjes së fletushkave nëpër rrugë, fëmijët u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të jenë më të kujdesshëm në drejtimin e automjeteve.

Mes të tjerash në fletëpalosjet e shpërndara nga fëmijët që frekuentojnë xhaminë e rrugës së Kavajës Dine Hoxha, përmendet dhe aksidenti i rendë i Fushë Arrëzit dhe numri i fëmijëve që mbeten jetim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›