Rubena Moisiu reagon pas arrestimit të mjekëve
Stafi i Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koço Glozheni distancohet nga fenomenet korruptive. Drejtoresha Rubena Moisiu: Individët mbajnë përgjegjësi për veprimet e veta të gabuara.
TIRANE- Drejtuesit e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koço Glozheni" në Tiranë dënojnë dhe distancohen nga fenomenet korruptive të individëve të veçantë, duke inkurajuar të gjithë personelin shëndetësor që punon me ndershmëri e devocion në shërbim të grave e fëmijëve shqiptarë.
Reagimi vjen disë ditë pas vënies në akuzë për mitmarrje të 5 mjekëve dhe infermierëve të këtij materniteti.
“Pa dyshim që në këtë volum të madh pune ka dhe difekte dhe mangësi të cilat janë njohur prej nesh dhe vazhdimisht përpiqemi ti eliminojmë ato. Por asnjë ngjarje apo individ përgjegjës për veprimet e veta të gabuara nuk mund të nëpërkëmbë imazhin e mirë të institucionit të arritur në vite.”- deklaroi drejtoresha e spitalit, Rubena Moisiu, në një prononcim për shtyp.
Reagimi vjen pasi sic tha dhe drejtoresha në spital janë hasur ngjarje jo të pëlqyeshme mes pacientëve dhe mjekëve.
“Organet e drejtësisë janë të vetmet që kanë të drejtën të fajësojnë ose jo individë që kryejnë vepra penale, por kurdoherë përgjegjësitë janë individuale dhe jo kolektive.”- theksoi drejtoresha e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koço Glozheni
Zonja Moisiu iu bën thirrje opinionit publik të mos influencohet negativisht nga këto ngjarje, duke garantuar se "qytetarët do të gjejnë në këtë spital mbështetjen e plotë, një shërbim të kualifiuar.
SUOGj "Koço Gliozheni" është spital i nivelit terciar që përballon nevojat jo vetëm për popullatën e Tiranës, por dhe për rastet e rënda nga i gjithë vendi. Këtu kryhen mbi 4 mijë lindje në vit, realizohen rreth 2500 operacione, shtrohen mbi 7500 pacientë dhe konsultohen mbi 11 mijë gra në vit.
Pesë mjekë dhe infermiere të këtij spitali po hetohen në "arrest shtëpie" për konsumim të veprës penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Proçedimi penal në ngarkim të tyre, filloi mbi bazën e disa kallzimeve të kryera nga disa paciente, të cilat kanë deklaruar se stafi mjekësor i lartëpërmendur, ka përfituar prej tyre shuma të konsiderueshme për ofrimin e shërbimeve mjekësore.
(s.g/BalkanWeb)