Muzeu, gati sekuestroja e godinës, protestohet
Muzeu i Shkencave te Natyres duhet tu kthehet ish-pronareve, eshte nje vendim i nje prej gjykatave ne vend. Policia Bashkiake gati te zbatoje urdhrin. Pedagogë te Shkencave të Natyrës, drejtues të Muzeut dhe studente protestojne
TIRANE-Policia Bashkiake ka njoftuar se sot paradite do të sekuestrojë godinen e Muzeut te Shkencave, e cila me vendim të Gjykatës i kthehet pronarit. Pedagogë te Shkencave të Natyrës, drejtues të Muzeut të Shkencave dhe përfaqesues të organizatës “Rinia Aktive, jane tubuar para muzeut, ne shkenje proteste ndaj ketij vendimi. Sipas drejtorit të Muzeut të Shencave Natyrore, Idriz Haxhiu, problemi nuk qëndron vetëm tek cështja e godinës, por edhe tek objktet që ndodhen në të, që sipas tij kanë vlera të mëdha shkencore. Haxhiu shpjegon se nuk mund të ndërhyet në këto momente që ende nuk janë shprehur të gjiha shkallët e gjyqësorit. “Dihet tashmë që gjzkata ia ktheu godinën ish-pronarëve, por ne nuk mund ta lirojmë për sa kohë nuk janë shprehur të gjitha shkallët e gjyqësorit”, shprehet Idrizi në një intervistë dhënë sot paradite për TVNews24. Sipas tij, ajo që është më dhimbshme është se përvec vendimit për lirim objekti, gjykata nuk është shprehur se ku do të vendosen objektet që ndodhen në godinë.
“Nuk dimë se ku duhet të transportohen sendet që ndodhen në Muze. Aty ka vlera muzeale të pariparueshme, janë djersë dhe mund i shkencëtarëve ndaj duhet zgjidhur kjo nuk mund të lirohet objekti dhe të hidhen objektet që janë aty. Theksoj se bëhet fjalë për objekte muzeale lehtësisht të shkatërrueshme që janë mbledhur prej vitesh”. Idrizi pohon se nuk do ë ketyë konfrontim me policinë bashkiake, pasi shkencëtarët shpresojnë se do të ketë përgjigje institucionale për këtë problem.
Gjyqet për Muzeun
Cështja e Muzeut të Shkencave të Natyrës ka kaluar përmes një kalvari me procese. Në fillim të Tetorit, çështja e pronësisë së Muzeut të Shkencave të Natyrës u rikthye sërish në dyert e Gjykatës së Tiranës, pothuajse gjashtë muaj pasi Gjykata e Lartë vendosi t'u japë të drejtën mbi truallin ish-pronarëve. Universiteti i Tiranës i është drejtuar me një padi civile Gjykatës së kryeqytetit në të cilën ka paditur 32 pretendentët për pronarë dhe zyrën e përmbarimit duke kundërshtuar veprimet përmbarimore të ekzekutimit të detyrueshëm të vendimit gjyqësor për dorëzimin e godinës së Muzeut të Shkencave të Natyrës. Padia ka si objekt edhe pezullimin e çdo veprimi përmbarimor deri në përfundim të këtij procesi në Gjykatën Kushtetuese. Dosja me numër 12027 i ka rënë për shqyrtim gjykatëses Regelta Panajoti.
Në fakt, vendimi i Gjykatës së Lartë me palë në konflikt, pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe ish-pronarët, shkaktoi pakënaqësi në radhët e akademikëve, pasi objekti i rëndësisë së veçantë është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri me një pasuri prej 15 mijë lloje speciesh të koleksionuara që prej vitit 1948. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë, ku përveçse u rikthehet e drejta e pronësisë së truallit ish-pronarëve, urdhërohet që atyre t'u paguhet nga shteti qiraja disavjeçare si dhe boshatisja e ambienteve të Muzeut të Shkencave. Por, gjatë debateve në radhët e akademikeve u paralajmërua se është e pamundur që mjaft specie të zhvendosen në ambiente të tjera, sepse në këtë mënyrë kjo pasuri kombëtare rrezikon të zhduket.
(d.b/BalkanWeb)