E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubik, plumba ndaj 24-vjeçarit për gjakmarrje

Një shtetas 24-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Rubik.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në një lokal në qytet, kur i riu Nik Tuci, u qëllua me armë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Lajmi konfirmohet nga policia, sipas së cilës është identifikuar dhe autori i krimit.

Policia dyshon se, autori i shpallur në kërkim është shtetasi Plarenc Perlalaj.

Vendngjarja e një krimi, foto arkiv

Në lidhje me shkakun e ekzekutimit mendohet se, motiv i krimit ka qenë gjakmarrja, por po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.K./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›