E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen bombola, 3 të plagosur

Ambulane / foto arkiv

Shpërthimi i një bombole gazi paraditen e sotme ka shkaktuar plagosjen e të paktën tre personave.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në një pikë të mbushjes së bombolave me gaz, pranë ish-SMT-së.

Burime për “Shekullin” nga vendi i ngjarjes flasin për tre të lënduar, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Bluzat e bardha kanë konfirmuar se të plagosurit kanë pësuar djegie, por janë jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet që shpërthimi të jetë favorizuar nga temperaturat e larta.  / A. D.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›