E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e presidentit, PS fton maxhorancën në negociata

Selia e Partise Socialiste / Foto arkiv

PS-ja ngul këmbë në arritjen e konsensusit për zgjedhjen e presidentit të ri. Pas rreth dy orë e gjysmë bisedime, Kryesia e PS-së ka dalë sot me të njëjtin qëndrim në lidhje me mënyrën e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit dhe ka deklaruar rihapjen e negociatave.

Në një prononcim për mediat, anëtari i Kryesisë së PS-së, Bashkim Fino, tha se socialistët do ti bëjnë ftesë kreut të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, për uljen sërish në tryezën e dialogut, e cila do të komunikohet nga kryetari i grupit të PS-së Gramoz Ruci.

Ndërkaq, ai bëri gjithashtu të ditur se nuk është diskutuar asnjë emër, përfshi këtu edhe ate të vetëofruarit për president, Fatos Nano.

Ndërkohë, pritet që kryeministri Berisha të zhvillojë një takim me aleatët për të diskutuar për vijueshmërinë  e procesit.

Raundi i katërt është parashikuar për të hënën, në ora 10:00. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›