E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubio :Kupa njësoj si kampionati, kjo formulë si Champions-i

Nga ERJON SALIU

Pas ndeshjes, trajneri Hulian Rubio u ndie i lumtur për faktin që skuadra e tij pas shumë vuajtjeve arriti në finalen e kupës. E rëndësishme është se Tirana është në finale dhe na pret një përballje ndaj një rivali si  Skënderbeun. Kam vënë re se në Shqipëri nuk i jepet shumë rëndësi kupës. Them kështu pasi në Spanjë ky trofe ka një rëndësi të veçantë po aq sa kampionati.

Kampionati është një veprimtari ku triumfon ai që paraqitet më mirë gjatë gjithë sezonit, ndërsa kupa ka specifikën e saj me eliminim dhe gjithçka është e paparashikueshme. Kam përvojë të hidhur në Spanjë, pasi më kanë eliminuar skuadra të kategorive të ulëta.

Për këtë arsye nuk isha i qetë edhe para këtij takimi të dytë, ndonëse kishim fituar në Vlorë me rezultatin e thellë 3-0. Por nuk do të heqim dorë edhe nga kampionati, do të dorëzohemi në fund të ndeshjes së fundit,- pohoi fillimisht trajneri spanjoll Hulian Rubio.

Paraqitja Rubio, për sa i përket performancës që ka treguar skuadra e tij, ka thënë se priste më tepër nga lojtarët. Prisja më shumë nga skuadra, por vinim nga një ndeshje e fortë, që na goditi edhe në aspektin moral, kështu që ky kualifikim në finale shikohet si një ogur i mirë. Flamurtari nuk është kundërshtar i lehtë, pasi luan mirë dhe po të shënonin ata të parët, padyshim që ne do të ishim të nervozuar në lojën tonë. Por në shumicën e ndeshjes ishim ne ata që ishim përpara, gjë të cilën e kërkoja dhe në fund ia arritëm qëllimit.

Formula e Kupës Trajneri Rubio foli ndër të tjera edhe për formulën e këtij sezoni në Kupën e Shqipërisë, madje ai e krahason me Ligën e Kampionëve. Mua më pëlqeu kjo formulë kupe, por në turin çerekfinal do të ishte më mirë që skuadrat të mos ndaheshin në dy grupe, por të kishte ballafaqime me sistem eliminimi,- pohoi trajneri spanjoll Rubio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›