E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubio Sancez trajner i Tiranes edhe per dy vitet e ardhshme

Hulian Rubio Sançez ka firmosur edhe për dy vjet të tjerë me Tiranën. Trajneri spanjoll hodhi bojën në letrën e kontratës në orën 13:30 në një konferencë për shtyp në selinë e klubit bardbeblu, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa në orën 11:00 pati një takim në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha.

“Jam këtu sepse besoj tek projekti i Tiranës dhe mendoj se mund të arrijmë diçka të mirë këtu. Unë e di se detyra nuk do të jetë e lehtë, pasi niveli i konkurrencës është rritur dhe ne duhet të jemi gati për këtë. Nëse flasim për një projekt jo afatshkurtër, duhet të mendojmë më shumë sesa për të ndërtuar një ekip për një sezon. Për objektivat nuk dua të nxitohem, por do të bëjmë më të mirën për Tiranën”- u shpreh ai.

Administratori bardheblu tregon edhe për një detyrë tjetër të trajnerit.
Pasi fitoi Kupën dhe Superkupën sezonin e kaluar me skuadrën bardheblu, spanjolli do të synojë këtë vit titullin kampion, por gjithsesi, ai nuk deshi të nxitohej.
Asnjë e dhënë zyrtare nuk u dha për rrogën vjetore të Rubio Sançezit, ndonëse besohet se ajo mund të jetë nga 100 në 120 mijë euro në sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›