Universiteti “Epoka”, konferencë me 200 akademikë për ekonominë e Shqipërisë
Ekspertët e huaj: “Shqipërisë i duhen reforma, pasi zhvillimet janë me ritme të shpejta”. Universiteti realizoi takimin mes 200 akademikëve nga 35 universitete të njohura në botë
Emanuela Sako
Universiteti “Epoka” i kompanisë “Turgut Özal Education” organizon Konferencën e Parë Ndërkombëtare “Perspektiva globale rreth çështjeve aktuale në ekonomitë emergjente”. Hallka e fundit e vargut të kolegjeve turke “Turgut Özal” dhe “Gülistan”, universiteti “Epoka”, organizon Konferencën e Parë Ndërkombëtare për menaxhimin dhe ekonominë, me titull “Perspektiva globale rreth çështjeve aktuale në ekonomitë emergjente”. Konferenca
Në konferencën e organizuar nga universiteti “Epoka” morën pjesë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Genc Ruli, zv.guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Fatos Ibrahimi, rektorë nga universitete shqiptare dhe të huaja, dekanë fakultetesh, specialistë të fushës si dhe 200 akademikë të ardhur nga 35 universitete nga jashtë vendit. Zv.rektori i universitetit “Epoka”, prof. dr. Hasan Ibicioglu, teksa vlerësoi si mjaft të rëndësishëm studimin e çështjeve dhe problemeve aktuale jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rajonin e më gjerë, theksoi se konferenca e sotme do të jetë vetëm një startim për shumë të tjera. Sipas tij, “hendeku i madh në të ardhura që ndan shtetet e pasura nga ato të varfra është fakti thelbësor ekonomik i ditëve të sotme. Zhvillimi ekonomik mund t’i atribuohet, në përgjithësi tre faktorëve: gjeografisë, integrimit dhe institucioneve, rregullave dhe normave, si dhe kapitalit social”. Referuesit, të ardhur nga jashtë Shqipërisë, u fokusuan në tema të ndryshme si privatizimi, roli i zvogëluar i shtetit në tregjet ekonomike, liberalizimi, ristrukturimi, ekonomia politike e reformave ekonomike të një shkallë të lartë etj. Në fjalën e tij, ministri i METE-s, z. Genc Ruli, theksoi se shkëmbimi i eksperiencave do të mbartë një vlerë të veçantë jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për atë të mbarë rajonit e më gjerë. “Besoj se kjo do tw ndikojë në atë që ne të gjithë e kërkojmë, globalizimi. Ekonomia jonë dhe ajo rajonale është kryesisht një ekonomi hibride, e ndikuar nga ekonomitë e vendeve të zhvilluara. Sfida e ekonomisë tonë rajonale është që të rritet efikasiteti dhe maturimi i klasës sonë punëtore. Dhe një herë falënderoj universitetin ‘Epoka’ për organizimin e kësaj konference kaq të rëndësishme”, - përfundoi zoti Ruli në fjalën e tij përshëndetëse.
Diskutimet
Zv.guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Fatos Ibrahimi, e vlerësoi temën e konferencës të mirëgjetur për bizneset që hartojnë politikat e tyre ekonomike në mënyrë të harmonizuar me njëra tjetrën. “Diskutimet mbi ekonomitë rajonale janë me të vërtetë të vlerësueshme, sepse ekonomitë tona kanë nevojë për shkëmbime eksperiencash”, - tha ai. Zoti Ibrahimi theksoi gjithashtu se universitetet janë një element mjaft i rëndësishëm në gjetjen dhe studimin e politikave ekonomike sa më efikase dhe për këtë arsye, Banka Qendrore e Shqipërisë inkurajon rrethet akademike për të organizuar diskutime dhe konferenca të tilla. Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), z. Seyhan Pencapligil, në referimin e tij u shpreh se Shqipëria ka një nga përqindjet më të mëdha në bazë popullsie që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit dhe ndihma e tyre për ekonominë shqiptare është relativisht e konsiderueshme. “Unë shoh një avantazh të popullit shqiptar në ekonominë botërore. Burimet njerëzore janë me të vërtetë të admirueshme nga shpirti i punës dhe vizioni që ata shfaqin. Jam i sigurt që materialet që do të paraqiten në këtë konferencë do të jenë të dobishme për gjithë të pranishmit dhe ekonominë shqiptare dhe rajonale në përgjithësi. Dua të falënderoj universitetin ‘Epoka’ për seriozitetin dhe nismën e mrekullueshme që ka ndërmarrë”, - përfundoi z. Pencapligil. Gjithashtu dhe zv.presidentja e Bankës Amerikane, znj. Ardiana Ujka, e vlerësoi konferencën si një nismë dedikuar ndihmës ndaj ekonomisë shqiptare dhe rajonale. Universiteti “Epoka” është hallka e fundit e vargut të institucioneve arsimore jopublike të kolegjeve turke “Turgut Ozal” dhe “Gulistan”, të çelura në vitin 1992 në Tiranë, Durrës e më pas në Shkodër, të parat në arsimin privat në Shqipërinë postkomuniste. Ndërkohë, konferenca do të analizohet me pritjen që do tw bëhet në Hotel Sheraton sot në orën 14:00, ku dhe do prezantohet stafi akademik ndërkombëtar i universitetit “Epoka” për vitin akademik 2008-2009.
29 Mars 2008