Ruç: Imami të përgjigjet për përgjimet ndaj opozitës
Korçë- Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami të përgjigjet që ka kryer ndaj opozitës dhe diplomatëve të huaj në vendin tonë.
Duke folur nga Korça ai u shpreh se me fillimin ne zezonit të ri parlamentar Partia Socialiste do të vijojë të kërkojë zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Siç është kjo çështja e përgjimit të opozitës dhe e përfaqësuesve të diplomacive të huaja, nga shërbime të paautorizuara nga ligji dhe Kushtetuta, të cilat janë bërë prezentë nga ne në mbyllje të sesionit parlamentar dhe sigurisht do të institucionalizohen me hapjen e sesionit të ri parlamentar. Komentet i ka bërë përfaqësuesi jonë i komisionit të sigurisë dhe sigurisht në konsultim dhe në ballafaqim me ligjin do të kemi hapat tona institucionale në sesionin e ri parlamentar. Por, pa bërë fare edhe konsultim mjafton që një ushtarak i këmbësorisë caktohet të drejtojë flotën detare, konkluzioni është i qartë,- tha Ruçi.
Prej dy ditësh Rama me disa deputetë socialistë janë grumbulluar në Korçë, ku po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
/IDEA/